8.5 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Prizren: Kapet Kastrati me pistoletë në kazino

Pistoleta7-22Në vazhdën e përpjekjeve që po bën Policia e Prizrenit për rritjen e nivelit të sigurisë për qytetarët, mbrëmë janë kontrolluar disa objekte, kryesisht ambiente të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të lokalit “Star Game” që ndodhet në rrugën “De Rada”, tek i dyshuari Sh. Kastrati, policia ka gjetur një pistoletë të llojit “M-57” e kalibrit 7.62 mm me pesë fishekë.

Ndërkaq gjatë kontrollit të objektit “X-Bar” që ndodhet tek “Sheshi Shatërvan” tek i dyshuari K. Prenaj është gjetur një pistoletë e llojit ”GT 27” kalibri 25 mm me tre fishekë; një thikë ushtarake dhe një shufër gome.

Lidhur me të dyja rastet është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që të dyshuarit të ndiqen penalisht sipas procedurës së rregullt. Provat materiale dhe shkresat e lëndëve i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të më tejme

Më Shumë

Vdes akademiku Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja ka vdekur të enjten në moshën 89-vjeçare, kanë njoftuar familjarët e tij. Familjarët kanë njoftuar po ashtu se ka përfunduar edhe ceremonia...

Bashkimi një hap më afër finales

Bashkimi përgjigjet fuqishëm në Prizren, duke mposhtur Borën 88-73 dhe duke kaluar në epërsi 2-1 në serinë gjysmëfinale. Bora e nisi më mirë çerekun e...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit