2.3 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Eqrem Kryeziu atktivizohet në zgjedhjet e LDK-së në Prizren

Eqrem KryeziuuIsh- kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu duket se nuk do të dorëzohet lehtë. Ndonëse brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore ai i humbi dy beteja shumë të mëdha: atë për kryetar të Komunës së Prizrenit dhe betejën për deputet, duke u bërë “hor”, ai tani i ka hyrë një beteje tjetër, që t’i ndihmoj në garën për të parin e Degës së LDK-së në Prizren, Hanefi Muharremin.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda Degës së LDK-së në Prizren. Sipas këtyre burimeve, Kryeziu është duke lobuar intensivisht tek ato nëndegë dhe tek ata individë që ka pasur ndikim, sidomos gjatë kohës sa ishte kryetar i Komunës së Prizrenit.

“Eqrem Kryeziu është doke lobuar me të madhe në nëndegët e LDK-së, sidomos në “Ortakoll”, “Korrillë”, “Qendër” dhe disa nëndegë tjera”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, Hanefi Muharremi në vazhdimësi ka pasur përkrahjen e Kryeziut. Derisa ishte kryetar dege, Kryeziu e kishte vënë në garë për kryetar të Komunës së Prizrenit, Hanefi Muahrremin. Poashtu e kishte përkrahur që ai të futej edhe në listën e LDK-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë që gara zgjedhore është në fazën përfundimtare, ku pritet që gjatë këtij vikendi të përfundojnë zgjedhjet në të gjitha nëndegët e LDK-së, siç merr vesh, Gazeta Blic gara do të zhvillohet ndërmjet Haxhi Avdylit dhe Hanefi Muharremit.

“Përkrahjen më të madhe e gëzon mjeku Haxhi Avdyli, jo vetëm tek anëtarësia e LDK-së në Prizren, por edhe në nivel qendror. Në qendër Avdylin e shohin si të vetmin kandidat, i cili mund të unifikoj partinë në Prizren, e cila është ndarë në fraksione të mëdha”, ka thënë një zyrtar i lartë i LDK-së, duke mbetur anonim për shkak të reflektimit që mund të kishin deklaratat e tij në procesin zgjedhor në këtë degë.

I kontaktuar nga Gazeta Blic Haxhi Avdyli por edhe disa kandidatë tjerë, nuk kanë dashur që të komentojnë në lidhje me atë se kush ka gjasa të fitoj në Kuvendin e Degës së LDK-së, që pritet të mbahet shumë shpejt.

Ndryshe, në garë për të parin e Degës së LDK-së në Prizren pos Hanefi Muharremit e Haxhi Avdylit janë edhe: Xhavit Ukaj, Ridvan Hoxha dhe Hatim Baxhaku.

Një anëtarë i Kryesisë së LDK-së, ndërkaq, në kushte anonimiteti për shkak se dega është në zgjedhje, i ka thënë Gazetës Blic se ka ardhur koha që në këtë degë të vijnë fytyra të reja, dhe që mund ta rikthejnë LDK-në si parti të parë në këtë komunë.

LDK pos që ka dështuar keq në zgjedhjet e fundit lokale, as për Kuvendin e Kosovës nga ky qytet nuk ka arritur që asnjë kandidat të marrë votat e mjaftueshme sa të bëhet deputet. Edhe pse Hatim Baxhaku, tani kandidat për kryetar të Degës, kishte marrë votat e mjaftueshmë për të hyrë në Kuvend, ai në listë të LDK-së u fut nga komuna e Dragashit.

Gazeta Blic ka mësuar se nga 11.800 vota të LDK-së në Prizren më 8 qershor, 2800 vota ka marrë Baxhaku, 2400 vota Xhavit Ukaj dhe 1700 vota Hanifi Muharremi, i cili njihet edhe si “njeri” i Eqrem Kryeziut. Ndërkaq, Ridvan Hoxha nuk kishte arritur ndonjë sukses në zgjedhjet e kaluara.

LDK në Prizren ishte pa drejtues, që nga koha kur Eqrem Kryeziu kishte dhënë dorëheqje pas dështimit të turpshëm, edhe si kandidat për kryetar komune edhe si kandidat për deputet./Gazeta Blic/

Më Shumë

Therje me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë nga një burrë tjetër. Rasti ka ndodhur...

Tre persona arrestohen për degradim të mjedisit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar më 4 qershor 2025 një aksion kundër degradimit të mjedisit, në kuadër...

Lajmet e Fundit