Mungojnë gjysma e barnave esenciale

QKUK5-24Rreth 50 për qind e artikujve të listës esenciale të barnave nuk janë duke iu siguruar pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kjo, sipas zyrtarëve të saj, është duke ndodhur për shkak të mungesës së buxhetit. Pacientët janë duke u detyruar që barnat që do të duhej të siguroheshin nga QKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë t’i blejnë me paratë e veta, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu i ka ndodhur edhe vajzës së një pacienteje nga Drenasi, e shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë, e cila ka treguar se si ata janë të detyruar t’i blejnë shumicën e barnave.
“Po po, shumicën e barnave i blejmë vetë”, ka theksuar ajo.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka bërë të ditur se aktualisht janë duke i plotësuar vetëm 50 deri në 60 për qind të barnave të listës esenciale. /koha/

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit