20.8 C
Prizren
E hënë, 8 Shtator, 2025

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e sulmit në Stacionin e Policisë në Prizren

Policia e KosovesGjykata Themelore e Prizrenit, i ka caktuar një muaj paraburgim Shefqet Hallaqit, të dyshuarit për sulmin e së premtes në Stacionin Policor “Alfa” të Prizrenit. Ai dyshohet për katër vepra penale.

’’Gjyqtarja e procedurës paraprake-Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që të pandehurit Shefqet Hallaqi nga Prizreni, t’i caktohet paraburgimi prej një muaji”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Afërdita Kicaj.

Sipas Kicajt, Hallaqi dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

I dyshuari do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 25 tetor 2014 në orën 11:20 dhe do të zgjasë deri me datën 26 nëntor 2014.

Kërkesën për paraburgim e dërgoi në gjykatë prokurori i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Gjykata njoftoi edhe në çfarë e bazoi pranimin e kërkesës së prokurorisë.

“I pandehuri me dashje e vë në rrezik jetën e njerëzve, me pushkën automatike-kallashnikov hyn në portën e Stacionit Policor “Alfa në Prizren, të cilën armë ia drejton polices S.Gj. e cila ishte në kabinën e kujdestarisë dhe pastaj hyn brenda në Stacion Policor duke gjuajtur në mënyrë të pakontrolluar dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata vendimin për paraburgim e arsyeton me faktin se i dyshuari ka kryer edhe më parë vepra penale.

“Duke pasur parasysh se i njëjti është recidivist, mund ta përsërisë veprën penale, apo edhe ta përfundojë veprën e mbetur në tentativë për të cilën është kanosur”, përfundon njoftimi i gjykatës.

Më Shumë

Fillojnë punimet e ujësjellësit në Mamushë, projekti kap vlerën 1,8 milionë euro

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve të fazës përfundimtare të projektit të ujësjellësit për...

Kabashi: Kujdestari 24 orësh në QMF-të e Romajës, Gjonajt, Zhurit, Reçanit, Korishës dhe Piranës

Kandidati me numrin 20 në fletëvotimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka theksuar nevojën urgjente...

Lajmet e Fundit