19.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Suspendohet nga puna një prokurore e EULEX-it

Marie Bamieh-prokuroreËshtë suspenduar nga puna prokurorja britanike e EULEX-it, Marie Bamieh.

Këtë suspendim e ka konfirmuar për KTV-në vet EULEX-i, pasi që Koha Ditore kishte nisur publikimin e shkrimeve për përfshirjen e prokurorëve dhe gjykatësve të EULEX-it në kurdisjen e gjykimeve. EULEX-i ka konfirmuar se ka suspenduar nga puna prokuroren britanike Maria Bamieh, e cila ka siguruar provat për këto çështje.

EULEX-i pranon se prokurorja është suspenduar, por thotë se kjo është bërë javën e kaluar, raporton KTV.

Në një komunikim elektronik të KTV-së me zëdhënësen e EULEX-it, Dragana Nikoliq-Solomon, është bërë e ditur se suspendimi i Bamieh ka ardhur për shkak të rrjedhjes së materialeve të ndjeshme.

Maria Bamieh është prokurorja e cila ka siguruar prova se dy prej zyrtarëve me të lartë të EULEX-it kanë marrë ryshfet për të mbyllur të paktën tri raste të mëdha kriminale. Ata besohet se janë përfshirë në afera për mbylljen e rastit penal kundër Fatmir Limajt, Ilir Tolajt dhe në rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça”.

Më Shumë

Policia në Prizren koordinon masat e sigurisë me Këshillat Lokale (KLSP)

Komandanti i Stacionit Policor Prizren, Kapiten Haxhi Kabashi, priti sot në një takim pune anëtarët e Këshillave Lokale për Siguri në Bashkësi (KLSP), për...

Hyn në fazën finale renovimi i Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren

Punimet për renovimin e plotë të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa aktualisht po punohet në rregullimin e...

Lajmet e Fundit