28.5 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025

“Gjashtë persona kërkojnë autorin” mund t’i shohim cullakë (?)

gjashte persona kerkojne autorinRegjisori Orhan Kerkezi e ka bërë planin nëse për shfaqjen e tij “Gjashtë persona kërkojnë autorin” Ministria e Kulturës nuk ia ndan buxhetin që është kërkuar.

MKRS-së i ka dhënë afat që deri të hënën ta marrë vendimin për ndarjen e 67 mijë eurove. Në të kundërtën, Kerkezi ka thënë se aktorët do të luajnë të zhveshur.

“Mundemi me e dhënë shfaqjen cullak nëse ministri ka qejf me e pa. Pse jo. Nëse pranojnë artistët kjo do të ishte përgjigjja e duhur”, ka thënë Kerkezi që për tre muaj ka përgatitur shfaqjen me tekst të italianit Luigi Pirandello. Regjisori ka thënë se ka derdhur mund deri në realizimin e kësaj shfaqjeje e t’i ndodhë e njëjta gjë edhe me premierën e saj, thotë se s’ka kuptim.

“Ka me u shfaq cullak, për shkak të imponimit të rrethanave. Nëse pranojnë aktorët. Ama bash cullak, se me thanë zhveshur duket butë”, ka thënë Kerkezi. Sipas tij një vendim përfundimtar do të merret në fillim të javës që vjen. Për kostumet Teatri Kombëtar i Kosovës ka kërkuar 2.020 euro e kostumografja Flutura Dedinja është paraparë të paguhet 2.000 mijë.

Premiera e “Gjashtë…” është shtyrë dy herë brenda këtij muaji, për shkak se Ministria e Kulturës ka refuzuar të paguajë 77 mijë euro për këtë shfaqje, duke e konsideruar shumën tejet të lartë. Përderisa më herët menaxhmenti i TKK-së e kishte vlerësuar shumën prej 77 mijë eurosh si të arsyeshme për këtë shfaqje, tash ka ndërruar mendje, por jo aq sa ka këshilluar MKRS-ja. Valdet Avdiu, drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka paraqitur kërkesën e re të bërë në ditën e 24 të këtij muaji në MKRS, gati një muaj pasi e kishte bërë kërkesën e parë. Ka kërkuar fiks 10 mijë euro më pak.

Sa i përket zbritjes totale prej 10 mijë eurosh ka thënë se janë hequr shpenzimet e nevojshme, por jo ato të domosdoshmet.
Sipas Jehona Shytit, këshilltare politike e ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, institucioni më i lartë kulturor në vend nuk do të japë asnjë cent përtej 50 mijë eurove për këtë shfaqje.

Aktori Sunaj Raqa para një jave kishte deklaruar se nëse nuk paguhet për kontratën që posedon do të padiste institucionet. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe aktori tjetër Artan Geca./Koha Ditore/

Më Shumë

Malishevë: 600 euro kamatë në muaj për 3000 të huazuara

Një 33-vjeçar nga fshati Turjakë I Malishevës ka raportuar në polici se kishte marrë 3000 euro me kamatë mujore prej 20%, nga dy përsona...

Opinion: Reflektime mbi kulturën, komunitetin dhe bashkëpunimin në Prizren nga vullnetari amerikan

Ishte vetëm një mendim në fillim. Një ditë, në zyrën time në SHBA, truri më lëvizte dhe ai mendim u kthye sërish. Bëra një...

Lajmet e Fundit