17.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Isa Boletini rivarroset me 28 nëntor

Memli Krasniqi me familjaret e Isa BoletinitPas vërtetimit se mbetjet mortore të sjella nga Mali i Zi, janë të Isa Boletinit, ministri i Kulturës, Memli Krasniqi me kërkesë të familjarëve ka vendosur që eshtrat e tij të rivarrosen me 28 nëntor.

Ministri Krasniqi, ka pasur një takim me familjarët e Heroit Kombëtar Isa Boletinit, Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin si dhe Arsim Gërxhaliun, Drejtorin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri Krasniqi ka thënë pas takimit se meqë Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka vërtetuar se mbetjet mortore janë të Isa Boletinit dhe mbetjet tjera janë të një prej nipave të Isa Boletinit, do të kalohet në fazën tjetër.

“Unë i falënderoj të gjitha institucionet që kanë punuar deri tash në mënyrë profesionale në finalizimin e këtij procesi, që ka nisur para 3 vjetësh. Pas raportit të sjellë nga zoti Gerxhaliu ne biseduam për fazën tjetër të punës që është përgatitja e ceremonisë së rivarrimit të heroit tonë Isa Boletinit. Duke e ditur simbolikën dhe si kërkesë e familjarëve të Isa Boletinit, është vendosur që ceremonia të mbahet me datë 28 Nëntor 2014”, ka thënë ministri Krasniqi, duke shtuar se gjithçka tjetër sa i përket ceremonisë do të vendoset në fillim të javës së ardhshme.

Në njoftim thuhet se, MKRS-ja ka përkrahur financiarisht realizmin e analizave të ADN-së të te gjitha 8 mbetjeve mortore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup dhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Strasbourgut.

Sipas raportit të hartuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, nga 8 mbetje kockore të sjella nga Mali i Zi, përveç vërtetimit se një palë janë të Isa Boletinit, është theksuar në raport se një palë tjetër janë të Jonuz Ahmet Boletinit, ndërsa për 6 palë tjera nuk është arritur të vërtetohet identiteti.

Ministri Krasniqi, citohet të ketë thënë pas takimit, se figura e Isa Boletinit është gjithëkombëtare dhe për organizimin e ceremonisë do të ketë koordinim dhe bashkëveprim edhe me institucionet e Republikës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i familjes Boletini, Gazmend Boletini falënderoi ministrin Krasniqi dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për përkushtimin e treguar në gjithë këtë proces. Ai tha se do të angazhohen si familje për ceremoninë e rivarrimit.

Më Shumë

82-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit shënohet me veprimtari përkujtimore, akademike dhe kulturore

Nesër festohet 82-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit. Në kuadër të ditëlindjes së tij, Komisioni Qeveritar për Persona e Zhdukur do të zhvillojë aktivitet...

Laura Fazliu, medaliste e botës

Xhudistja jonë Laura Fazliu arrin sukses, me një paraqitje të jashtëzakonshme ajo ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror për Senior që po...

Lajmet e Fundit