13.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Haradinaj: PDK po e shpikë përçarjen e bllokut

Ramush haradinaj ne zgjedhjeKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, zërat për prishje të koalicionit LAN dhe Vetëvendosje i ka quajtur shpikje të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai ka thënë se një gjë e tillë është në interes të PDK-së, ndërsa ka theksuar se partnerët e koalicionit janë në komunikim të rregullt.

Kreu i AAK-së dhe i nominuar i LVAN për kryeministër, ka bërë të ditur se janë duke mbledhur nënshkrimet e deputetëve, ku përmes tyre, do të kërkojnë nga Flora Brovina që ta thërras vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Ne jemi në komunikim të rregullt me kryetarin Mustafa edhe me kolegë të LDK-së ashtu siç jemi me Nismen me Vetëvendosjen, gjithçka është në përputhje me atë që ne bisedojmë në takime tona. Kuptohet është një interes i madh i palës kundërshtare, në këtë rast i oponentit tonë PDK-së, me shpikë ndonjë përçarje, ndonjë nxitje por më mirë kish qenë ata me u kujdes me thirr seancën nuk e kanë thirr seancën, e kanë obligim ligjor edhe po ashtu me shfrytëzua të drejtën në nominim, pra bëhet fjalë për një proces të zakonshëm të konsullatave tona”, tha ai.

Ndërsa miratimin e projektbuxhetit për vitin 2015, Haradinaj e ka quajtur si veprim që nuk do koment.

“Kjo s’do koment, me 36 vota me miratuar buxhetin e 120 deputetëve kjo s’do koment”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Blloku gjatë javës së ardhshme do të mbledh nënshkrimet e deputetëve për të kërkuar nga Flora Brovina, vazhdimin e seancës konstituive.

“Kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve, besoj që në fillim të javës që po vjen do ta dorëzojmë edhe kërkesën”, th Haradinaj.

Haradinaj në fund tha se kish me qenë mirë, që seanca, kurdo që mbahet, me pas zgjidhje.

Më Shumë

Të shtënat me armë në aheng familjar, policia arreston një person në Gjonaj

Policia ka arrestuar një person në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasi i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Sipas raportit të policisë, i...

Moti sot: I vranët e me reshje shiu, temperaturat deri në 19 gradë

Këtë të mërkurë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperatura minimale pritet të lëvizë nga 10 deri në 13 gradë,...

Lajmet e Fundit