7.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Grabovci: Të gjithë e dinë ku është faji për ngërçin

Adem Grabovci-pdk14Partitë politike do të duhej të alarmoheshin nga deklaratat e fundit të Zyrës së Presidencës. Shqetësuese për këto parti do të duhej të ishin edhe anulimi i vizitave nga e para e shtetit për shkak të krizës politike.

As deklaratat e ambasadorëve të shteteve kryesore se duhet lënë mënjanë inatet dhe duhet gjetur zgjidhja për tejkalimin e bllokadës, nuk po ndikojnë që partitë politike të reflektojnë në qëndrimet e tyre.

Të dy blloqet po ia hedhin topin njëra-tjetrës dhe po ia atribuojnë njëra-tjetrës bllokadën institucionale. Për Adem Grabovcin, nga Partia Demokratike e Kosovës, kjo bllokadë po ndodh për fajin e liderëve të opozitës dhe se vendi ka ardhur në situatën që sipas tij, është bllokimi i shtetit.

“Mund të them se sa i përket PDK-së, ajo është angazhuar dhe ka dhënë maksimumin për zhbllokimin e situatës dhe po të ishte varur nga vullneti i PDK-së, nuk do të kishte ndodhur fare bllokada. Mirëpo, pa fajin e PDK-së ka ardhur deri te një situatë e tillë”, ka thënë Grabovci për Tribunën.

“Tashmë e kanë konstatuar edhe qytetarët edhe institucionet dhe e gjithë bota demokratike të cilët janë të interesuar të na ndihmojnë në funksionalizimin e shtetit, tashmë e kanë të qartë se ku është faji”, ka shtuar ai.

Më Shumë

“Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija prek me postimin në ditën e lindjes së Shpat Kasapit

Selvije Jao ka ndarë një moment emocional në Instagram, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do...

Sektori privat proteston, përmend shkeljet që iu bëhen në vendet e punës

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka protestuar në sheshet e Prishtinës duke kërkuar kushte më...

Lajmet e Fundit