Inspektorati i Punës në Prizren ka ndëshkuar Drejtorinë e Arsimit të Rahovecit me 2 mijë euro për 2 raste të shkeljes së Ligjit të punës. Kjo pas ankesës së mësimdhënësve të shkollës “Xhelal Hajda-Toni” në Rahovec të larguar nga puna.
Kjo është konfirmuar nga vetë këta të fundit si edhe të drejtorit të DA-së, i cili ka paralajmëruar ankesë.
Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit…, nënshkruar nga inspektori, Galip Skeraj, thuhet se DA-ja në Rahovec nuk ka respektuar nenin 10.5 të LP-së me rastin e punëtorëve të larguar: Rasim Dula, Afrim Oruçi dhe Liridon Gashi, përkatësisht nuk janë respektuar nenet 71.2,72.1 dhe 72.2 të LP-së.
Ndërkaq, në arsyetimin e vendimit të dytë shkruan se “Kërkesa e punëtorëve të arsimit të së njëjtës shkollë,Vjosa Sylka, Esheref Haxhiu dhe Albana Isma, kërkesa të protokolluara nr.190/2014 më 01.10.2014 është e bazuar, ngase janë konstatuar shkelje të dispozitave të nenit 71.2 të LP-së nr.212, dhe shkelje të dispozitave të nenit 6 paragrafi 1 të UA-së nr.14/2011 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik”, shkruan në arsyetim, ndërsa konstaton se: këta punëtorë, të cilët i kanë parashtruar kërkesë IP-së kanë pasur kontrata pune njëvjeçare për vitin shkollor 2013-14 në shkollat e sipërcekura, kurse kontrata e punës është bazuar në LP nr.03/212”.
Gjithnjë sipas këtij vendimi DA-ja nuk ka bërë informimin paraprak para skadimit të kontratës së punës në bazë të nenit 71.2. ”Punëdhënësi më 03.10.2014 rishpall konkurs nr.prot.07/148,e ku prapë me këtë konkurs punëtorët në kërkesë nuk janë pranuar në punë,por kanë mbetur punëtorët të cilët janë pranuar nga konkursi nr.191/2014 datë 21.08.2014”,shkruhet ndër të tjera në vendimin e dytë të IP-së së Prizrenit,me firmën e Agim Hysenit, inspektor pune.
E, drejtori Rama lidhur me këto ndëshkime thotë të ketë marrë vetëm njërin, por jo edhe vendimin e dytë.