7.9 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Tash flet presidentja

Atifete Jahjaga 2Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës i kanë tejkaluar tashmë disa kufizime kohore që i kishin para vetës për të shmangur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje. Thirrjet e presidentes Atifete Jahjaga për një takim të përbashkët, liderët e bllokut LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje nuk i kanë përfillur, duke insistuar se si shumicë e krijuar parlamentare kanë të drejtë t’i formojnë dhe udhëheqin institucionet e reja.

Në anën tjetër, PDK e cila nuk po arrin që fitoren në zgjedhje ta kurorëzojë me formimin e qeverisë së re, shfrytëzon mundësitë që i ka ofruar Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që të mos tërhiqet në opozitë. Bllokada e krijuar tani mund të provohet të zgjidhet me anë të ndonjë vendimi të presidentes Jahjaga, që nënkupton shpalljen e zgjedhjeve, në funksion të garantimit të kushtetutshmërisë dhe funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Mirëpo, nga Zyra e Presidentes ende jepen shenja që tregojnë se partitë politike mund të ndryshojnë pozicione dhe në momentin e fundit ta shpëtojnë vendin nga zgjedhjet. ”Ka ardhur koha që liderët e partive politike parlamentare të ulen në një takim të përbashkët. Dhe ka ardhur koha që së bashku të gjejnë zgjidhjen e pranueshme për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale”, ka deklaruar zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu../tribuna/

Më Shumë

U prangosën për fajde në Prizren, iu caktohet nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Eduard dhe Anton Kaçinarit,  të cilët dyshohen për, “Fajde” dhe “Detyrim” në Prizren. Gjykata Themelore në...

Tirana pret Bashkimin në Ligën Unike për femra

Në kuadër të Ligës Unike Femrat, java e ardhshme sjell një përballje të rëndësishme ndërmjet Tiranës dhe Bashkimit. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Sportit...

Lajmet e Fundit