2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Ditë të rënda për PDK-në

Thaci dhe VeseliTashmë nuk eksiton asnjë arsye që situata të mbetet edhe më tutje e bllokuar. PDK mund ta zgjedhë Kryetarin e Kuvendit. Por a ishte kjo, ajo çfarë dëshironte PDK? Padyshim që nuk ishte.

Pasi i humbi mbi 4 muaj, për shkak të një kokëfortësie të pashpjegueshme racionalisht, Blloku më në fund e bëri atë që duhej ta bënte fill pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke u zotuar që do ta votojë propozimin e PDK’së, për Kryetar të Kuvendit, përfaqësuesit e Bllokut e kanë bërë hapin e parë drejt zhbllokimit të krizës. Pas kësaj lëvizje, topi është tërësisht në terrenin e PDK’së dhe Flora Brovinës.

Tash nuk ka më asnjë dilemë se PDK mundet që në fillim të javës së ardhshme të thërrasë mbledhjen e Kuvendit dhe t’i konstituojë organet. Por, është një pikëpyetje e madhe nëse PDK do ta bëjë një gjë të tillë.

Askush nuk e di se si do të sillet PDK në këto kushte. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe organeve të tjera, do t’iu hapte rrugë procedurave normale për nominimin e Kandidatit për Kryeministër, e që këtë fat do ta ketë fillimisht Hashim Thaçi. Mirëpo meqë Blloku si duket e ka kaluar pengesën e parë pa thyerje, atëherë të njëjtit ka mundësi që ta dërgojnë deri në fund ‘besëlidhjen’.

Pra, gjasat janë reale që ata të presin dy javë, deri kur Thaçi të dështojë në zgjedhjen e tij dhe mandej, Presidentja, sipas obligimit Kushtetues, ta mandatojë një person tjetër, për kandidat për Kryeministër, që në këtë rast do të jetë ose Isa Mustafa ose Ramush Haradinaj./express/

Më Shumë

Agim Ademi merr pjesë në ceremoninë “Laureatët 2025” në Prizren

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë “Laureatët 2025”, të organizuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit...

39 të pandehurve në Prizren u caktohet masa e sigurisë, Gjykata sqaron qëndrimin pas seancës

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masa sigurie ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra...

Lajmet e Fundit