10 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Cilat janë universitetet që shkollojnë më së shumti miliarderë?

Universiteti PensilvanisëNumri më i madh i miliarderëve të sotëm ka studiuar në Universitetin e Pensilvanisë. Në vendin e dytë gjendet Harvardi, ndërsa Yale në vendin e tretë, thuhet në listën e përpiluar nga BBC.

Në tetë pozitat e para të listës me 20 universitete, gjenden ato nga SHBA-të. Kështu, në vendin e katërt gjendet Universiteti i Karolinës së Veriut, Princetoni i pesti, në të gjashtin Cornell, kurse Stanford dhe Berkeley në të shtatin, përkatësisht në pozitën e tetë.

Në vendin e nëntë të kësaj liste pozicionohet një universitet jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa ai gjendet në Mumbai të Indisë. Në pozitën e dhjetë është London School of Economics. Universiteti Shtetëror i Moskës zë vendin e njëmbëdhjetë në listën e sipërpërmendur.

Në vendin e 12-të, sipas numrit të të diplomuarve të cilët më pas u pasuruan, është Universiteti i Teksasit; kolegji i Dartmouth zë pozitën e 13-të, i cili ndiqet nga Michigani, New Yorku, Duke dhe Universitetin i Columbias.

Lista prej njëzet universiteteve përfundon me Universitetin e Brownit në vendin e 18-të; në vendin 19 është Universiteti i Teknologjisë i Massachusettsit; ndërsa në fund gjendet Universiteti ETH.

Midis 2300 miliarderëve që janë shkolluar në këto universitete, një e katërta e tyre ka përfunduar studimet profesionale ose universitare aty, ndërsa doktoraturën çdo i dhjeti.

Universitetet më të mira evropiane, të tilla si Oxford apo Cambridge, zakonisht nuk janë bazamenti i miliarderëve të ardhshëm.

Hulumtimet kanë treguar se numri më i madh i miliarderëve zakonisht jetojnë në New York, Moskë apo Londër, dhe se shumica e tyre punojnë në sektorin financiar, bankar dhe investues.

Çuditërisht, Nigeria është vendi me numrin më të madh të fëmijëve që nuk shkollohen, por kanë numrin më të madh të miliarderëve në kontinentin afrikan.

Më Shumë

Bali Muharremaj: Asfaltohet “Rruga e Shkupit” që lidh Tërrnjen, Studençanin dhe Nëpërbishtin

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar është asfaltuar “Rruga e Shkupit”, një rrugë kyçe që lidh tri fshatra të komunës: Tërrnje,...

Shaqir Totaj merr mbështetjen e sportistëve dhe shoqatave kulturore e artistike të Prizrenit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vlerësuar kontributin e madh të të rinjve, sportistëve dhe organizatave kulturore gjatë mandatit të...

Voton Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit