23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Donacionet afrojnë popujt në mes veti

avdaj me japonezDrejtori ekzekutiv i Spitalit Rajonal, Dr. Afrim Avdaj, të shtunën, ka pritur në takim sekretaren e Ambasadës së Japonisë në Vjenë dhe shefe e Zyrës Ndërlidhëse për Kosovë, Saori Mizuno.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin e dyanshëm dhe përkrahjet që Qeveria e Japonisë në vazhdimësi jep për Kosovën.

”Ne si staf menaxherial, gjithë të punësuarit, por edhe gjithë qytetarët jemi mirënjohës për popullin japonez, jo vetëm për ndihmat dhe donacionet e vazhdueshme, por edhe për faktin se Japonia është ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka prekur ndjenjat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”,-tha drejtori Avdaj.

Ai ka falënderuar popullin japonez edhe për donacionin, dhurimin e dy auto-ambulancave, që nga sot edhe zyrtarisht janë në funksion të spitalit rajonal të Prizrenit dhe që do të shërbejnë për transportin e të sëmurëve.

Shefja e Zyrës Ndërlidhëse për Kosovë, Saori Mizuno, ka shprehur kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë, duke premtuar angazhimin dhe përkrahjen e Qeverisë së Japonisë dhe popullit japonez për Kosovën. “Ne jemi një shtet shumë i largët nga Kosova, kurse përmes përkrahjes, si ky donacion, do të ndikojmë që të afrojmë popujt tanë dhe t’i bëjmë më të afërt me njëri-tjetrin”, – theksoi Mizuno, duke shprehur kënaqësinë që autoambulancat do të jenë në shërbim të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Prizrenit, por gjithë Kosovës/PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Ekoregjioni” nis përditësimin e të dhënave për të gjithë klientët në Prizren

Kryeshefi Ekzekutiv i “Ekoregjionit” në Prizren, Burim Shala, ka njoftuar se ekipet e tyre do të dalin në terren për regjistrimin dhe përditësimin e...

Fatmir Limaj në PDK? Hamza paralajmëron risi në listë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur sot për mundësinë që Fatmir Limaj të kthehet në partinë e tij. Hamza në përgjigje para gazetarëve nuk...

Lajmet e Fundit