23.9 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

PDK po e humb dinjitetin

Berat BuzhalaBerat Buzhala ka thënë se qeverisja e dobët e treguar viteve të fundit nga PDK dhe prurjet e reja në këtë parti, e kanë shtyrë atë që të kritikonte haptas partinë e Hashim Thaçit.

Ai vlerëson se kjo parti po e humb dinjitetin, ndërsa ka shtuar se pakënaqësinë me të madhe në PDK e ka me liderin e kësaj partie Hashim Thaçin.

Ish-deputeti i PDK-së ka mohuar se e mbështet partinë Nisma për Kosovën, ndërsa ka thënë se ka raporte miqësore me kryetarin e kësaj partie, Fatmir Limajn.

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Berat Buzhala, vlerëson se kjo parti po e humb dinjitetin. Sipas tij, është për keqardhje vardisja që liderët e PDK-së po u bëjnë partive rivale përmes ofertave të ndryshme.

“PDK ka shumë nevojë për të reflektuar, sidomos për qeverisjen e keqe në mandatin e dytë. E posaçërisht shkatërrimi total i shëndetësisë, e pothuajse edhe arsimit”, ka thënë Buzhala.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, Buzhala ka thënë se qeverisja e dobët e treguar viteve të fundit nga PDK dhe prurjet e reja në këtë parti, e kanë shtyrë atë që të kritikonte haptas partinë e Hashim Thaçit.

“Nuk është sekret të thuhet se ishte ofendim për mua që të qëndroja i heshtur kur PDK e shpërbleu me pozitën e nënkryetares së partisë, Margarita Kadriun. Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme. E kam përsëritur, unë posaçërisht jam i dëshpëruar me një qeverisje nën nivel të treguar vitet e fundit. Kurse ilaçi për të shëruar një gjendje të tillë nuk besoj që është Kadriu…”, ka thënë Buzhala. Ai ka shtuar se pakënaqësinë me të madhe në PDK e ka me liderin e kësaj partie Hashim Thaçin.

Ish-deputeti i PDK-së ka mohuar se e mbështet partinë Nisma për Kosovën, ndërsa ka theksuar se ka raporte miqësore me kryetarin e kësaj partie, Fatmir Limajn. Ai pret që gjatë këtij muaji të formohet qeveria e re, ndërsa, mungesën në Këshillin Drejtues të PDK-së e arsyeton se kjo mbledhje nuk ishte thirrur për të reflektuar, por për t’u mobilizuar.

Tribuna: Pse nuk morët pjesë në takimin e Këshillit Drejtues të PDK-së?

Buzhala: Kjo është kohë militantësh partiakë. Nuk e besova që ishte klima e duhur për të qenë i pranishëm. Kurse dihej mirëfilli, që edhe mbledhja e Këshillit Drejtues nuk ishte thirrur për ‘të reflektuar’ por për t’u mobilizuar.

Tribuna: Si e shihni pozicionin e PDK-së pas zgjedhjeve?

Buzhala: Në momente të caktuara për keqardhje. Kjo sidomos, kur shoh krerët e partisë tek i vardisen partive rivale me ofertë, duke e ditur paraprakisht se kjo nuk do të funksionojë. Pra, PDK i ka fituar zgjedhjet, por po e humb dinjitetin. E kam thënë edhe më herët se, tash, kur pozita e kryeparlamentarit është siguruar, PDK do të përfitonte shumë që të mobilizohej si parti serioze në Kuvend, e ta lejonte bllokun ta bënte qeverinë. PDK ka shumë nevojë për të reflektuar, sidomos për qeverisjen e keqe në mandatin e dytë. E posaçërisht shkatërrimi total i shëndetësisë, e pothuajse edhe arsimit. Të mos flas këtu për rritjen e fundamentalizmit…

Tribuna: A janë prurjet e fundit në këtë pari, arsye pse ju jeni bërë kritik i PDK-së apo ka edhe arsye të tjera?

Buzhala: Nuk është sekret të thuhet se ishte ofendim për mua që të qëndroja i heshtur kur PDK e shpërbleu me pozitën e nënkryetares së partisë, Margarita Kadriun. Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme. E kam përsëritur, unë posaçërisht jam i dëshpëruar me një qeverisje nën nivel të treguar vitet e fundit. Kurse ilaçi për të shëruar një gjendje të tillë nuk besoj që është Kadriu…

Tribuna: A janë pakënaqësitë tuaja me liderin apo me gjithë partinë?

Buzhala: Po besoj që është e qartë: përgjegjësitë e liderit janë shumë më të mëdha sesa të votuesve. Pra, po, pakënaqësia ime më e madhe është me kryetarin e PDK-së.

Tribuna: Çfarë raporti keni me Fatmir Limajn, a jeni duke e mbështetur atë dhe Nismën?

Buzhala: Nuk e mbështes aspak Nismën. Me Limajn raportet i kam miqësore.

Tribuna: Kur mendon se do të krijohet qeveria e ardhshme e Kosovës?

Buzhala: Pas reflektimit të Bllokut, po besoj që nuk ka asnjë arsye që qeveria të shtyhet përtej muajit nëntor.

Tribuna: Pse mendoni se ka ndodhur gjithë kjo krizë politike?

Buzhala: Sepse jemi shtet shumë i ri, dhe nuk e kemi eksploatuar Kushtetutën deri në fund. Shto këtu edhe mendësinë primitive të liderëve politikë…

Tribuna: A i shihini zgjedhjet si dalje nga kjo krizë?

Buzhala: Përkundrazi, do ta eskalonin gjendjen politike në një masë shumë më të madhe.

Më Shumë

Komuna e Suharekës dhe “Jetimat e Ballkanit” sot e nisin ndërtimin e objektit të zjarrfikësve

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se zjarrfikësit e kësaj komune së shpejti do ta kenë objektin e tyre të ri...

Policia në Prizren shqipton gjoba deri 500 euro për automjetet me zhurmues të veçantë

Gjatë kësaj jave, njësitet policore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren kanë identifikuar disa automjete të modifikuara, të cilave u ishin montuar...

Lajmet e Fundit