5.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Haliti i bën ofertë LDK-së

XhavitHaliti-pdkNë vlerësimin e Halitit, formula më e mirë qeverisëse do të ishte PDK-­LDK, pa përjashtuar ndonjë nga partitë e tjera të bllokut.

Mbetet e paqartë nëse do të thirret vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit. Kryesuesja Flora Brovina nuk u është përgjigjur thirrjeve të shumta telefonike, por në partinë e saj nuk japin shenja se kjo mund të ndodhë pa marrëveshje paraprake. Kryesuesja e seancës konstitutive, Flora Brovina, vazhdon të jetë e mbyllur me mediat. Sidoqoftë, në partinë e saj thonë se thirrja e seancës do të ndodhë vetëm atëherë kur kushtet do të jenë të përshtatshme.

“Unë nuk di se kush mund ta urdhëroi znj. Brovina për thirrje të seancës por e di që në momentin që do të piqen kushtet seanca do të thirret. Kjo një ditë do të ndodh dhe sipas kushtetutes kjo eshte e përcaktuar… vendimi i gjykatës dhe komplikimet në seancësn themeluese kanë ndikuar që kryesia e kuvendit të mos funksionoje”, ka thënë Haliti, transmeton televizioni publik.

Në të njëjtën kohë, Haliti thekson se nuk ka pasur takime të drejtpërdrejta ndërmjet kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, por që oferta e PDK­së tashmë është publike. Por, në vlerësimin e tij, formula më e mirë qeverisëse do të ishte PDK-­LDK, pa përjashtuar ndonjë nga partitë e tjera të bllokut.

“Në rrethanat e tanishme shoh zgjidhje vetëm koalicion me LDK-në…dhe kjo marrëveshje mund të zgjidh shumë cështje”, ka theksuar nënkryetari i PDK-së.

Haliti thekson se presidentja nuk është e obliguar që të nxitë takime drejt zgjidhjes së çështjes, por thekson se ajo mund të tregojë vullnet të mirë për të ndikuar në daljen e këtij ngërçi politik.

Më Shumë

Ylli fiton betejën e parë

Golden Eagle Ylli ka fituar në Mitrovicë ndaj Trepcës me shifrat 99:102 (26:24, 25:23, 26:32, 22:23) në çerekfinalen e parë të Kupës së Kosovës. Pas...

“Civil War” nga Guns N’ Roses kënga e të gjitha luftërave

Guns N’ Roses kishin një rif të thjeshtë kitare që e ekzekutonin gjatë kontrollit të zërimit në studio. Gjatë një seance të tillë në...

Lajmet e Fundit