20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Haradinaj: Nuk ka vendim

Ramushi-Isa-pershendeten(E plotësuar) “Kam kërkuar që të vazhdohet me këtë marrëveshje.
Ne jemi përballur me plot sfida prej që ia kemi filluar.
Deri tani i kemi përballuar me sukses. Shpresoj se do ta përballojmë edhe këtë.
Në një marrëveshje ashtu sic jemi nisur jam i gatshëm të kontribuojë.
Shpresoj se deri kah e dita e hënë apo e martë do ta gjejmë zgjidhjen.
Kemi diskutuar për marrëdhëniet tona në Bllok.
Kryeparlamentarin e kemi humb, na e ka marrë Gjykara Kushtetuese.
Kemi folur hapur, shtruar. Nuk kemi marrë vendim”, deklaroi Haradinaj.

 

Përfundon takimi i Bllokut, Ramushi flet para mediave

Ka përfundua takimi i Bllokut dhe ende nuk dihet se çfarë marrëveshje kanë arritur. Lideri i AAK’së ka paralajmëruar se do t’ju drejtohet mediave për të dhënë qëndrimin e koalicionit pazgjedhur.

 

Mblidhet Blloku (Foto)

Në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u mblodhën liderët e Bllokut LVAN.

Të pranishëm në takim janë Isa Mustafa (LDK), Albin Kurti (LVV), Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj (Nisma).

Haradinaj më herët paralajmëroi se në këtë takim do të sqarohet kërkesa e LDK-së që mandatar i Qeverisë të jetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Reporteri i Telegrafit realizoi një seri të fotografive të liderëve të Bllokut tek arrijnë për takim.

Për detajet ju njoftojmë në vazhdim.

Blloku-liste

Më Shumë

Zbulohet kundërvajtje doganore në Prizren me vlerë 6 mijë euro

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore Prizren kanë identifikuar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ekzaminimit u...

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Lajmet e Fundit