15.5 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Bilall Sherifi: Limaj po bisedon për zgjidhje, Blloku s’prishet për pozita

Bilall SherifiAnëtari i Kryesisë së NISMA’s për Kosovën, Bilall Sherifi, thotë se Blloku nuk duhet të prishet pavarësisht deklaratave të disa zyrtarëve të LDK’së dhe AAK’së. Ai thotë se bashkimi i Mustafës, Limajt, Haradinajt e Kurtit duhet të mos mbetet në gjysmë të rrugës.

Në një intervistë për Express, Sherifi konfirmon se Limaj, në 48 orët e fundit, është duke biseduar me partnerët e koalicionit për të gjetur një zgjidhje dhe për të mos u prishur koalicioni paszgjedhor.

Express: Si duhet të zgjidhet problemi i pozitës së Kryeministrit nga udhëheqësit e LDK’së dhe AAK’së?

B. Sherifi: Nisma për Kosovën në vazhdimësi ka mbajtur dhe do të mbajë një qëndrim të qartë se Blloku në asnjë mënyrë nuk guxon të rrezikohet. Nuk guxon të mos ecë më tej për shkak të mandatarit. Mendojmë se të katër liderët, tre në fillim dhe bashkëngjitja e Kurtit më vonë, mendoj se kanë një obligim shumë më të madh se sa të interesave partiake. E kanë një obligim në raport me Kosovën që të gjejnë një rrugë që të vazhdojnë të ecin më tutje në realizimin e këtij projekti.

Express: Në bazë të deklaratave që i kanë dhënë deri më tash, a po e kuptojnë AAK dhe LDK këtë rëndësi që po e përmendni ju?

B. Sherifi: Nganjëherë deklaratat dalin edhe jashtë disponimit të drejtuesve. Nganjëherë deklaratat dalin edhe jashtë gatishmërisë së liderëve, të kryetarëve të partive që të shtrydhin të gjitha opsionet e mundshme, me të vetmin arsyetim që projekti për të cilin janë bërë bashkë të ecë më tej dhe të realizohet. Jam shumë i sigurt se në kuadër të katër liderëve ka një gatishmëri për të vazhduar për të biseduar dhe gjetur një zgjidhje në këtë drejtim. Nganjëherë deklaratat e neve të tjerëve, po them kushtimisht, mund të dalin edhe jashtë kësaj. Por, nuk besoj se do të jenë në tavolinën e bisedimeve deklaratat e këshilltarëve, vartësve, të degëve nuk do të ndikojnë në vizionin e katër liderëve. Vizioni i tyre ka qenë ndryshimi i qeverisjes.

Express: Sa ekziston rreziku që duke vazhduar me akuza dhe kundër akuzave LDK me AAK t’i hapin rrugën formimit të një Thaçi III?

B. Sherifi: Përderisa vazhdojmë të komunikojmë, unë, nuk besoj se është e mundur një gjë e tillë. Përderisa të vazhdojmë të komunikojmë nuk besoj se mund të ketë ndonjë drejtim tjetër. Por, mungesa e komunikimit mund të çoi deri te keqkuptimet, të mosbesimi. Mirëpo, derisa liderët janë duke komunikuar kam besim se do të gjendet një mandatar të përbashkët për të ecur drejt cakut për çka janë bërë bashkë.

z. Limaj është duke biseduar me të gjithë. Ka 48 orë që është duke biseduar me të gjithë për të kontribuar për të gjetur një zgjidhje për të ecur përpara.

Express: Cili është qëndrimi i NISMA’s: E përkrahni Ramushin për Kryeministër apo Isa Mustafën?

B. Sherifi: Qëndrimi i Nismës është që Blloku të ketë një mandatar të përbashkët. Në momentin kur një mandatar të nominohet nga Presidentja, nuk do të nominohet as i AAK’së, as i LDK’së, as i NISMES, as i Vetëvendosjes, por do të mandatohet si mandatar i 63 deputetëve plus pakicat. Mandatari nuk guxon të shihet i LDK’së, AAK apo i ndonjë subjekti tjetër. Mandatari duhet të shihet si i gjithë deputetëve që janë bërë bashkë në këtë koalicion.

Express: Është përmendur se ka ndodhur sot një takim mes Limajt e Haradinajt për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës së Kryeministrit. Cila është e vërteta e kësaj?

B. Sherifi: z. Limaj është duke biseduar me të gjithë. Ka 48 orë që është duke biseduar me të gjithë për të kontribuar për të gjetur një zgjidhje për të ecur përpara.

Më Shumë

Punimet rrugore në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit drejt përfundimit

Punimet rrugore në lagjen "Bazhdarhane" të Prizrenit janë në fazën e fundit dhe pritet të përmirësojnë qarkullimin për të gjithë. "Drejt përfundimit punimet moderne infrastrukturore...

Arrestohen dy kosovarë në Morinë, tentuan të hyjnë në Shqipëri me mbi 20 mijë euro të padeklaruara

Dy burra nga Kosova janë arrestuar nga policia shqiptare në pikën kufitare në Morinë.   Kjo pasi ata tentuan të hynin në Shqipëri, me 20 mijë...

Lajmet e Fundit