-3.2 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

AAK: Nëse dështon marrëveshja, përgjegjëse është LDK-ja

Ramush Haradinaj 1

Ramush Haradinaj ka mbledhur strukturat e tij partiake, në mënyrë që të marrë një vendim kundrejt lëvizjeve të fundit të LDK’së, e cila tash kërkon që lideri i saj të jetë i nominuar i Bllokur për postin e Kryeministrit.

Dhe, AAK është pozicionuar qartë; nuk e bëjmë kompromis me marrëveshjen e arritur me 10 qershor, sipas të cilës, Ramush Haradinaj është kandidat i Bllokut për Kryeministër.

Në rast të dështimit të kësaj marrëveshjeje, përgjegjëse është LDK.

Në rast të dështimit të kësaj marrëveshjeje, përgjegjëse është LDK.

Ja komunikata e AAK-së:

komunikata

———

Kryesia dhe kryetaret e degëve të AAK-së sapo kanë filluar një mbledhje në selinë e kësaj partie ku pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit politike.

“Pika e kësaj mbledhje do të jetë zhvillimet e fundit në vend dhe institucionet”, tha shkurt kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Marrëveshja mes bllokut LDK-VV-AAK-NISMA ka filluar të lëkundet derisa po shqyrtohet posti i kryeministrit nga LDK dhe AAK.

Përfaqësuesit e bllokut të premten patën një takim në orët e vona.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas këtij takimi pati thënë se derisa nuk ka marrëveshje të re dhe mbetet në fuqi marrëveshja e 10 qershorit, raporton kallxo.com.

Por fundjava ka treguar më shumë se asnjëherë brishtësinë e kësaj marrëveshjeje pasi zyrtarë të të dyja partive kanë polemizuar në distancë rreth kandidatit për postin e kryeministrit.

Më Shumë

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj del në terren pas reshjeve të shiut: Do të veprojmë sipas situatës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dalë në terren pas reshjeve të shiut. Ai ka thënë se do të veprojnë sipas situatës,...

Aksidentohet rëndë familja pesëanëtarëshe nga Rahoveci, po ktheheshin në Gjermani

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Waldshut – Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën. Është aksidentuar një familje e tërë shqiptare...

Lajmet e Fundit