23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

KD i UP-së vendos nesër për kategoritë e luftës

RektoriatiKëshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të mblidhet nesër (e martë) për ta shqyrtuar vendimin e ministrit të Arsimit, Ramë Buja për pranimin e rreth njëmijë studentëve, të cilët vijnë nga kategoritë e dala nga lufta: familjet e dëshmorëve, veteranëve e invalidëve.

Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, kryesuesja e KD-së, Shefkije Islamaj. “Mbledhja është thirrur për të martën, në orën 16:00”, ka thënë Ismalaj.

Ndërkohë, rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu ka theksuar se në rast se KD-ja e përkrahë vendimin e ministrit Buja, ai do të japë dorëheqje.

Zejnullahu këtë qëndrim e ka përsëritur edhe të hënën pas një takimi që ka pasur me studentët me rasatin e shënimit të 17 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare të Studentëve.

Më Shumë

Bashkimi një hap më afër finales

Bashkimi përgjigjet fuqishëm në Prizren, duke mposhtur Borën 88-73 dhe duke kaluar në epërsi 2-1 në serinë gjysmëfinale. Bora e nisi më mirë çerekun e...

“Kur Hasi Jehon, jehon Shqiptaria” – Osmani vlerëson festivalin në Gjonaj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit "Hasi Jehon", i cili po mbahet në Gjonaj të...

Lajmet e Fundit