14.8 C
Prizren
E mërkurë, 23 Prill, 2025

Mustafa e Thaçi u morën vesh në Berlin, por jo edhe për Kryeministrin

HashimThaci-IsaMustafaLideri i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa marrëveshjen e kanë përfunduar gjatë javës së kaluar. Burime të besueshme të Gazetës Blic bëjnë të ditur se dy liderët janë takuar në Berlin, dhe atje janë marrë vesh për bashkëqeverisje.

Sipas këtyre pavarësisht burimeve edhe pse LDK po dekalaron se e ka marrë postin e kryeministrit, kjo nuk është e vërtetë.

“Dy liderët e PDK-së dhe LDK-së, Hashim Thaçi e Isa Mustafa janë marrë vesh vetëm për bashkëqeverisje dhe asgjë më shumë. Janë marrë vesh që të fillojnë negociatat për ndarje të posteve dhe tek tani fillon faza më e vështirë”, ka thën ky burim i Gazetës Blic. Sipas këtij burimi, ka kohë deri sa të votohet qeveria.

Gjithnjë sipas këtij burimi, me gjasë këtë javë nuk do të mbahet seanca konstituive.

“Mund të ndodh që gjatë javës së ardhshme, më saktëisht ka gjasa që ditën e mërkurë të mbahet seanca konstituive”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, të gjitha deklaratat e zyrtarëve të LDK-së se nuk kanë pasur marrëveshje me Hashim Thaçin gjatë javës së kaluar kanë qenë gënjeshtra, ngase marrëveshja ishte arritur javën e kaluar.

Ndryshe, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Isa Mustafa e Hashim Thaçi në prezencë të ambasadores amerikane, Tracy Ann Jackobson dhe në prani të presidentes së vendit, Atifete Jahjaga u morën vesh për bashkëqeverisje.

Për dallim nga LDK e cila në një njoftim të lëshuar për medie deklaroi se asaj do t’i takoj posti i kryeministrit, nga PDK thonë se ende nuk është vendosur se kush do ta ketë këtë post.

“Nuk është vendosur për postin e kryeministrit”, i ka thënë Gazetës Blic një zyrtar i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti.

Më Shumë

Kundër Ulpianës për kreun – Prizreni në rrugë drejt Ligës së Parë

Prizreni ka një mundësi të artë sot për të ruajtur kryesimin në Ligën e Dytë të Kosovës. Në kuadër të Java 24, ekipi i...

KUJDES! Mos bini pre e mashtrimit me SMS në emër të Postës së Kosovës

Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi, meqë ka kuptuar se palë të panjohura po u dërgojnë SMS...

Lajmet e Fundit