15.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Nënshkrimet që zgjidhën ngërçin

Thaci-Mustafa-NënshkrimetKreu i LDK-së, Isa Mustafa për gati gjashtë muaj ishte zotuar se nuk do të pranojë bashkëqeverisjen me PDK-në e Hashim Thaçit, por mbrëmë vonë vendosi nënshkrimin në dokumentin që zgjidhi ngërçin politik.

Marrëveshja për koalicionin e ri, një kopje të së cilës e ka siguruar edhe lajmi.net, u nënshkrua në praninë e presidentes Atifete Jahjaga dhe të ambasadores amerikane, Tracey Ann Jacobson.

Thaçi e Mustafa theksuan përkushtimin e tyre për përmbylljen e shpejtë të procesit të ndërtimit të institucioneve në bazë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe parimeve kushtetuese që ruajnë karakterin shumetnik të Republikës së Kosovës, përmbushin obligimet ndërkombëtare të rendit dhe ligjit dhe forcimit të rrugës euroatlantike të vendit.

Lideri i PDK-së dhe ai i LDK-së u pajtuan në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa për ndarjen e pozitave u tha se do të diskutojnë ditëve në vazhdim.

Thaci-Mustafa-Nënshkrimet

Më Shumë

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së...

Lajmet e Fundit