10.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Matoshi: Koalicioni e legjitimon krimin e deritashëm qeverisës

HalilMatoshi-analistAnalisti i çështjeve politike, Halil Matoshi, në një intervistë dhënë KNN-së, tha se koalicioni ndërmjet dy subjelete politike më të mëdha në vend, PDK-së dhe LDK-së e legjitimon krimin e deritashëm qeverisës, ndërsa sipas tij, opozitën do të vazhdojë ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje.

KNN: Cilat mund të jenë dobitë/dëmet e shtetit dhe qytetarëve nga ky koalicion?

Halil Matoshi: Dëmët janë të pariparueshme, nëse koalicioni nuk bie si tigërr prej letre, ngase unë besoj tek forcat e reja politike brenda LDK-së, e cila me statut obligohet që sivjet ta mbajë Kuvendin e saj zgjedhor dhe ku besohet se do t’i jepet goditja përfundimtare Isa Mustafës dhe shpurës së tij poltroniste dhe të vie në krye të partisë një grua apo burrë, i mendësisë së re politike, që di dhe ka vullnet qytetar për t’i dhënë zgjidhje moderne e perendimorizuese vendit, për ta nxjerr nga humnera ku e kanë hedhur kleptokracia politike dhe fanatizmit fetar. Pra jam optimist se ky është fundi i LDK-së së shkallmuar e shkalluar dhe politikave të saj lojcake për t’i lënë vend një etape të re të demokratizimit dhe hapjes së kësaj partie.

KNN: Pas bashkimit të dy partive më të mëdha, a mund të kemi një opozitë të fortë, dhe çfarë roli do të mund të luje opozita në vend në të ardhmen?

Halil Matoshi: Opozitëne fortë sigurisht që do ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje e cila, megjithatë nuk rrëshqiti në pellgun e marrëzisë politike duke mbajtur një distancë solide nga klasa aktuale politike e vendit, që nuk ka më asnjë kauzë qyteatre e modernizuese por vetëm lufton për pushtet personal.

KNN: Sa mendoni që ky koalicion do ta ketë jetëgjatësinë?

Halil Matoshi: Mund të bie për gjashtë muaj, nëse këndellen strukturat dhe elektorati i LDK-së, por mund të bie edhe për një vit , nëse aktivizohet qytetaria, duke ushtruar të drejtën e ligjshme të protestës, për ta ndalë degradimin e vendit, rrokullisjen e tij në humnerë, pra për t’i thënë jo kësaj klase politike që Kosovën po e bë shtet të dështuar!

Më Shumë

Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore Lajmin e ka...

U përfol si kandidat për president, deklarohet Andin Hoti: Kjo është hajgare!

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, e ka quajtur “hajgare” përmendjen e emrit të tij si kandidat për President...

Lajmet e Fundit