13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Kryeparlamentari dhe kryeministri, javën tjetër

Kuvendi i Kosoves 7Ldhja Demokratike e Kosovës (LDK) për herë të parë në historinë 15-vjeçare do të jetë drejtuese e Qeverisë së Kosovës.

Kjo vjen, pas marrëveshjes së arritur, të mërkurën mbrëma, ndërmjet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, me ndërmjetësim të presidentes Jahjaga.

Mustafa ka konfirmuar se do ta udhëheqë ekzekutivin e vendin dhe gjysma e ministrave do të jenë nga partia e tij (LDK), përderisa siç ka thënë ai, PDK-së do t’i takojë posti i kryeparlamentarit dhe gjysma e dikastereve qeveritare.

Po ashtu, jo zyrtarisht mësohet se PDK-së do t’i takojë edhe posti i presidentit, pas skadimit të mandatit të presidentes, Atifete Jahjaga, në fillim të vitit 2016.

Burimet e gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se strukturat e Kuvendit dhe të Qeverisë pritet të zgjidhen javën e ardhshme, pasi që të shikohen detajet e marrëveshjes, programi qeverisës, struktura qeverisëse.

Më Shumë

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Lajmet e Fundit