21.6 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Kryeziu: Isa, si ISIS-i, manipuloi qytetarët që s’do ketë koalicion me PDK!

Eqrem KryeziuuIsh-Nënkryetari i LDK’së, Eqrem Kryeziu, ka folur për koalicionin e ri të lidhur mes Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

Kryeziu, këtë lidhje e ka quajtur normale, por jo edhe deklarimet e Isa Mustafës se kurrë s’do të ketë koalicion me PDK’në.

Sipas tij, Isa Mustafa dhe bukuroshat e LDK’së e kishin persekutuar kur kishte deklaruar se s’bën të vendosen vija të kuqe për asnjë parti por s’duhet lidhur marrëveshje për korrupsion e krim të organizuar.

“Jam persekutuar pse isha kundër vijave të kuqe. Bukuroshat e LDK-së m’u sulën, veçan prapa shpine. Vetë Isa erdhi si Kryetar i partisë duke trashur vijën e kuqe me PDK-në. Atëbotë unë isha i tmerruar, sepse një njeri përgjegjës nuk bën me asnjë çmim të ushqejë pasionet primitive të njerëzve, ose ta quaj më mirë – të manipulojë me kategoritë irracionale të tyre. Sot ISIS organizon edhe për fëmijë shfaqje me koka të prera”, ka shkruar Kryeziu.

Lexojeni të plotë reagimin

Jam i ftuar prej miqësh për të dhënë opinionin tim rreth zhvillimeve të fundit dhe po e bëj me këtë rast.

Ishte një burrë, merak në elegancë, që blente këpucë të paktën dy numra më të vegjël se masa e këmbës. Dhe i bante, duke i shkaktuar ecje nëpër mundime, si Veton Surroi gjatë ecjes epike gjithandej Kosovës.

Pas gjëmimeve, sa me jehonë, sa pa jehonë, nga shkaku i ngërçit fizik që ua bënte këmbëve të veta, miqtë morën guxim dhe e pyetën:

– Njeri, a mund të na shpjegosh pse e torturon veten në këtë mënyrë?

– Ju nuk e dini ç’lehtësim e ç’kënaqësi ndiej kur në mbrëmje i zbath këpucët – tha.

Ngërç ai jarani, ngërç Kosova.

Lehtësim tani.

Jam persekutuar pse isha kundër vijave të kuqe. Bukuroshat e LDK-së m’u sulën, veçan prapa shpine. Vetë Isa erdhi si Kryetar i partisë duke trashur vijën e kuqe me PDK-në. Atëbotë unë isha i tmerruar, sepse një njeri përgjegjës nuk bën me asnjë çmim të ushqejë pasionet primitive të njerëzve, ose ta quaj më mirë – të manipulojë me kategoritë irracionale të tyre. Sot ISIS organizon edhe për fëmijë shfaqje me koka të prera. Por e liga doli në rrugë dhe do të merrte tagrin e vet (Shakespeare Jul Qesari).

E vetmja vijë e kuqe për mua ka qenë kundër qeverisë së korrupcionit e të favorizimit të krimit të organizuar.

Ky koalicion nuk është rasti për të sulmuar unë qytetarin Isa.

Më Shumë

Mbërritja e Nolit më 10 maj 1906 në SHBA, një pikë kthese në historinë e çështjes shqiptare jashtë atdheut

Nga Albert Vataj Në kalendarin historik të shqiptarëve në mërgim, ka data që nuk janë thjesht ngjarje, por kryqëzime të fatit me qëllimin. 10 maji...

Dragashi dhe Mavrova-Rostusha drejt binjakëzimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar

Një delegacion nga Komuna e Dragashit, i kryesuar nga kryetari Bexhet Xheladini, realizoi sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës në...

Lajmet e Fundit