Takohen Thaçi e Mustafa, marrëveshja afër finalizimit

Thaci e Mustafa14-23Grupet punuese të PDK-së dhe LDK-së janë ende duke punuar në marrëveshjen politike për koalicionin qeveritar, ndërsa finalizimi i saj pritet gjatë ditëve në vijim.

Në një deklaratë të përbashkët të PDK-së dhe LDK-së të lëshuar sonte në mbrëmje, është konfirmuar se kryetari i PDK-së Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së Isa Mustafa u takuan sonte për të përcaktuar veprimet konkrete për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Në këtë takim, të dy kryetarët e partive respektive, si partnerë të koalicionit, shprehën zotimin e tyre për të punuar në mënyrë intensive për t’iu dhënë qytetarëve të Kosovës institucione kredibile, të afta për të çuar përpara agjendën e zhvillimit ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe procesin e integrimeve euro-atlantike”.

“Gjatë ditëve në vijim, Grupet punese të PDK-së dhe LDK-së do të takohen intensivisht për përmbylljen e marrëveshjes politike dhe harmonizimin e programit të ardhshëm qeverisës”.

“Finalizimi i marrëveshjes për koalicionin qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së do të bëhet gjatë ditëve në vijim. Gjithashtu, brenda javës do të saktësohet edhe data e vazhdimit të seancës për zgjedhjen organeve udhëheqëse të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë”, thuhet në këtë deklaratë e cila është dërguar nga selia e PDK-së.

Më Shumë

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Bislimaj: Rikthimi i Fatmir Limaj do ta forconte kampin politik të PDK-së

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizren, Alban Bislimaj, ka deklaruar se rikthimi i Fatmir Limaj në një rrugëtim të...

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Lajmet e Fundit