9.3 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Çmimi për Gazetari për Storien më të Mirë Kundër Korrupsionit 2014

Gazetat-llupaAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencionin Kundër Korrupsionit në Kosovë (AKK) kanë kënaqësinë të shpallin të hapur Konkursin për Çmim për Storien më të Mirë në Gazetari për Transparencë dhe Kundër Korrupsionit – të botuar apo të transmetuar në periudhën ndërmjet 25 nëntor 2013 deri më 05 nëntor 2014.

Kjo nismë është një mundësi për të vlerësuar publikisht kontributin e gazetarëve që nëpërmjet storieve të tyre merren me çështjen e korrupsionit dhe ndikojnë në sjellje transparente dhe të ndershme.

Të gjitha storiet e botuara ose të transmetuara prej datës 25 nëntor 2013 deri më 05 nëntor 2014 kanë të drejtë të konkurrojnë për këto çmime.

Afati për dorëzimin e storieve është e hënë, 01 dhjetor 2014. Aplikacionet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura duke shënuar “Për konkursin për Çmimin për Gazetari Kundër Korrupsionit” në zyrën e pranimit në objektin e UNDP-së, në Arbëri (Dragodan) Rr. Zagrebit nr. 39.

Storiet do të shqyrtohen nga një panel i përbërë nga gazetarë me përvojë dhe dhe përfaqësues të organizatave vendore. Fituesit do të shpallen në një ceremoni zyrtare, e cila do të mbahet më 09dhjetor 2014. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Borea kompleton katërshen gjysmëfinaliste në Final 8

Borea është skuadra e fundit që ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te...

Basketboll, derbi kryesor sot në Prizren

Vazhdon edhe sot java e 20-të në Procredit Superliga. Janë parashikuar dy ndeshje, të cilat premtojnë të ofrojnë spektakël për tifozët. Vëmendja kryesore do të...

Lajmet e Fundit