Shantazhon një femër në “Facebook”, arrestohet njëzet vjeçari nga Prizreni

facebookNjëzet vjeçari A.D. nga Prizreni është arrestuar nga policia, pasi që ka shantazhuar një femër në “Facebook”.

“Rreth mesditës është arrestuar në flagrancë A. D. i vitlindjes 1994,pas një denoncimi të bërë dje në Stacionin Policor të Prizrenit nga një femër e moshës së re, për siç deklaron e njëjta, të shantazhit të ushtruar nga i dyshuari i cili kishte i kërkuar para”, njoftoi Policia në Prizren.

“Gjatë raportimit të rastit në polici, grupi hetimor ka kuptuar se i dyshuari e kishte hakuar “Faceook-un” e viktimës dhe nga aty kishte nxjerr fotografi komprometuese për të cilat ka kërkuar para për të mos i publikuar të njëjtat në rrjetet sociale”.

“I dyshuari është arrestuar nga hetues në rroba civile pasi kishte dalë në rrugën “De Rada” për t’i pranuar parat”.

“Më pas është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit dhe në cilësi të provës materiale është sekuestruar një kompjuter me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale”.

“Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor”.

Ndërkaq grupi hetimor i policisë konfirmon se kjo dukuri e këtij lloji të krimit është në rritje dhe gjerë me tani janë hetuar gjashtë raste, prej tyre tri kanë përfunduar me kallëzime penale./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj mban mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismet Reka

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”, në objektin e ndarë në fshatin Gjonaj të Hasit, të mërkurën u mbajt mbledhje...

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Lajmet e Fundit