5.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Ja kush do të jenë ministrat LDK-së

LDK-kryesiaaMuhamet Mustafa, Ismet Beqiri, Teuta Sahatçiu, Arben Gashi apo Haki Demolli, Valon Murtezaj, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala, sipas gjitha gjasave, do të jenë ministrat e ardhshëm të LDK’së.

Ndryshe nga PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tash ka qenë shumë e rezervuar në komunikimin me gazetarë rreth emrave të saj që do të përfshihen në Qeverinë e re që pritet të formohet në fillim të dhjetorit.

Por, disa zyrtarë të LDK’së, në kushte anonimiteti, kanë treguar për Gazetën Express disa prej emrave të ministrave të rinj të Qeverisë së udhëhequr po nga Lideri i LDK’së. Isa Mustafa.

Kështu, për Ministër të Administratës Publike, LDK ka dy propozime, Arben Gashin ose Haki Demollin.

Ismet Beqiri, ndërkaq, pritet të jetë Ministër i Infrastrukturës.

Shumë më e qartë është situata tek Ministria e Financave. Për këtë post, LDK e ka kandidat të vetëm Avdullah Hotin.

“Për Ministër të Drejtësisë, ndërkaq, në LDK përmendet emri i Valon Murtezaj, një prej prurjeve të zgjedhjeve të fundit në LDK”, ka thënë një zyrtar i LDK’së në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

I njëjti ka thënë Ministër i Zhvillimit Ekonomik pritet të jetë Muhamet Mustafa.

“Ministria e Shëndetësisë, do t’i takojë zonjës Teuta Sahatçiu”, tha ky burim i Gazetës Express.

Një post ministror po i përgatitet edhe Kujtim Shalës.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/ja-kush-do-te-jene-ministrat-ldkse-62632/

Më Shumë

Shkyçje nga ujësjellësi për mospagesë – 15 raste në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" njofton se sot në Njësinë e Prizrenit janë realizuar 15 shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë për...

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Policia në Prizren, ka njoftuar se duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, pa ndërprerë kanë kërkuar personin e shpallur në kërkim sipas tri urdhërarresteve,...

Lajmet e Fundit