Haki Rugova: Nuk duhet të diskutohet posti i Presidentit

HakiRugova-ldk14Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të finalizohet marrëveshja për ndërtimin ë koalicionit qeverisës në mes PDK-së dhe LDK-së.
Ai ka thënë për Telegrafin se “tash i kemi disa takime, e pastaj do të shohim”.

Ndërsa, i pyetur se a ka qenë pjesë e diskutimeve, në mes PDK-së dhe LDK-së, pazari për postin e Presidentit të Kosovës, Rugova ka theksuar se nuk e di nëse një gjë e tillë është shtruar në tavolinën e diskutimeve.

“Nuk besoj se duhet të diskutohet posti i presidentit, mirëpo kjo prapë varet prej liderëve, se çka diskutojnë. Një pyetje të tillë, është më mirë t’i drejtohet Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit”, ka deklaruar Rugova.

Ndryshe, qysh prej arritjes në parim të marrëveshjes , në mes PDK-së dhe LDK-së, për ndërtimin e qeverisë së re të Kosovës, mediat kanë raportuar së në ndarjen e kulaçit, ka hyrë edhe posti i shefit të shtetit.

Në anën tjetër, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar edhe një herë se Kushtetuta e Kosovës, ia garanton asaj mandatin deri në prill të vitit 2016. /Telegrafi/

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit