Bushati: Kosova të ketë vendin e saj në OSBE

Bushati në samitMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë sot në takimin e 21 të Këshillit të Ministrave të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, i cili u zhvillua në Bazel të Zvicrës.

Gjatë Ministerialit u evidentua roli që OSBE-ja dhe institucionet të saj të monitorimit luajnë në Evropë në respektimin, konsolidimin e të drejtave të barabarta të të gjithë shtetasve pavarësisht vendit ku jetojnë si garanci e sigurisë së përbashkët. Në fjalën e tij Ministri Bushati u ndal në rolin që duhet te luajë OSBE-ja në respektimin dhe nxitjen e të drejtave të bashkëkombësve tanë në rajon si dhe në afrimin e Kosovës me organizatën.

“Ne besojmë fuqimisht se Kosova duhet të ketë vendin e saj në OSBE, si pjesë e rëndësishme e përfaqësimit të saj në organizmat rajonal dhe ndërkombëtar, pasi kjo do të rriste efikasitetin e vet Misionit të OSBE-së në Kosovë”, tha Bushati.

Në fokus të këtij Ministerali ishin kryesisht zhvillimet më të fundit në Ukrainë, rolit i OSBE-së në ç’tensionimin e gjendjes atje si dhe situata e sigurisë në Evropë.

OSBE-ja, u mundësoi përfaqësueseve të nivelit të lartë të shkëmbejnë ide për të përforcuar edhe më tej bashkëpunimin dhe bashkërendimin e përpjekjeve përballë sfidave të reja që prekin dhe cenojnë sigurinë Evropiane dhe më gjerë.

Ministri i Bushati gjatë qëndrimit në Bazel, do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të vendeve pjesëmarrëse në Ministerialin e OSBE-së me qëllim trajtimin e disa çështjeve me interes të ndërsjellë.

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Lajmet e Fundit