Ndërkombëtarët mbështesin rektorin

Ramadan ZejnullahuNjë ditë pasi u përballë me demonstrata nga veteranët e luftës së UÇK-së, rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, të premten është mbështetur fuqishëm nga zyra e Bashkimit Evropian.

Ky mision ka lëshuar një komunikatë për shtyp përmes së cilës ka dhënë mbështetje të madhe për rektorin. Ata vlerësuan përpjekjet e tij dhe e inkurajuan atë që të vazhdojë me qëndrimet se vetëm nëpërmjet kritereve të caktuara do të mund të pranohen studentët në UP.

“Zyra e Bashkimit Evropian dhe krerët e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë i përkrahin plotësisht përpjekjet e Rektorit të Universitetit të Prishtinës për të mbrojtur cilësinë e arsimit të lartë dhe të drejtat e barabarta të të gjithë studentëve”, thuhet në një deklaratë të përbashkët për media të Zyrës së BE-së dhe shefave të misioneve të shteteve anëtare të BE-së që janë të pranishme në Kosovë, shkruan Tribuna.

Ndërkaq ata që thirrën demonstratë ditën e enjte janë shprehur se rektori i UP-së ka një javë kohë për të vërtetuar listat e shoqatave të dala nga lufta. Xhavit Jashari, përfaqësues i këtyre organizatave ka thënë se veprimet e ditës së enjte të këtyre organizatave kanë qenë të arsyeshme dhe legjitime.

Më Shumë

Latifi kërkon nga Administrata të jetë e gatshme për fluksin e mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar nga administrata komunale që të jetë e gatshme për përballimin e fluksit të shtuar të...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit