Vdes në skenë këngëtari i njohur italian Mango(Video)

mango kengatrNdahet nga jeta në moshën 60-vjeçare këngëtari i famshëm italian Giuseppe Mango. Mango ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës pasi pësoi një atak kardiak ndërsa performonte një nga këngët e tij më të njohura “Oro”, në një koncert në ‘Pala Ercole’ në provincën Matera.

Këngëtari, i cili më 6 nëntor sapo kishte mbushur 60-vjeç, është transportuar në spital, por nuk ka mundur të marrë ndihmën e parë pasi mbërriti i pajetë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se fansat e tij janë drejtuar menjëherë në spital për t’i qëndruar pranë këngëtarit italian me shpresën se do të mund “t’ia hidhte vdekjes”, ndërsa në rrjetet sociale shumë prej dashamirësve të tij kanë shprehur keqardhjen duke kujtuar edhe këngët e tij më të njohura.

Mango, i njohur për të gjithë publikun me mbiemrin të cilin e kishte shndërruar në emrin e tij skenik, ishte mjaft i pëlqyer edhe për publikun shqiptar. Madje rreth 10 vite më parë këngëtari italian ka ardhur në Shqipëri dhe ka performuar në një koncert Live në Tiranë për të gjithë fansat e tij.

Disa nga këngët që i kanë dhuruar famë Mangos janë “La Rondine”, “Oro”, “Amore per te”, “Lei verrà”, “Bella d’estate” etj.
Ndër sukseset e shumta Mango rendit edhe çmimin e kritikës të fituar në festivalin e “Sanremos” në vitin 1985. Shumë nga këngët e tij janë risjellë nga emra të mëdhenj të muzikës italiane si Mina, Mia Martini, Patty Pravo, Mietta etj.

Më Shumë

“E kryjtem obligimin qytetar”- Çifti i Prizrenit vjen për të votuar nga Gjermania

Perderisa sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët do të votojnë për subjektet politike dhe kandidatët e tyre, gazetarja e Kanal 10 ka intervistuar...

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Lajmet e Fundit