Vjosa Osmani: Nuk largohem nga LDK

VjosaOsmani-LDKDeputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se do të mbetet në LDK.

Pasi votoi kundër zgjedhjes së Kadri Veselit për kryeparlamentar, përkundër marrëveshjes paraprake të PDK-së me LDK-në, është përfolur se Osmani do të largohet nga LDK-ja.

Por, është vet deputetja më e votuar në Kosovë ajo që nëpërmjet një postimi në Facebook ka mohuar këto zëra.

“Lajmet për gjoja dorëheqjen time janë të pavërteta. Gjithnjë kam qenë dhe do të mbetem LDK”, ka shkruar Osmani.

Më Shumë

Nën kërcënimin e thikës dhe të maskuar i morën paratë një gruaje në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj katër të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve K.K., Sh.G., V.S., dhe L.G., të cilët gjenden në...

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Lajmet e Fundit