8.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Jakup Krasniqi mohon zërat që po tërhiqet

Jakup Krasniqi14-12Ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka mohuar mundësinë që të heqë dorë nga postit i deputetit të Kuvendit të Kosovës, siç është raportuar sot në disa media.

Krasniqi, i cili tashmë është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhë e partisë së tij Nisma, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se nuk e ka menduar një gjë të tillë dhe se nuk ka asnjë arsye për të hequr dorë nga pozita e deputetit.
“Unë nuk e kam menduar një gjë të tillë dhe nuk e kam ndërmend të heq dorë. Nuk kam asnjë arsye për të bërë një gjë të tillë”.
“Nëse vendosi unë to ta bëjë vetë publike atë”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.

Ndryshe portali Telegrafi duke u thirrur në burime të veta ka raportuar se Jakup Krsaniqi, do të heqë dorë nga posti i deputetit për shkak se si ish- kryetar i Kuvendit merr benifite më të mëdha se sa si deputet.

Jakup Krasniqi lë karrigen e deputetit?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit mund të dorëhiqet nga posti i deputetit të Kuvendit të Kosovës. Arsye për këtë, si duket janë benefitet si deputet, të cilat nuk janë aq të larta sa benefitet që Krasniqi mund t’i gëzojë si ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës gëzojnë të ardhura mujore që i afrohen shumës prej 2000 euro, pasi përveç pagës bazë, gati 1500 euro, deputetët marrin edhe shtesa për angazhimin e tyre në komisione parlamentare, por edhe mëditje për angazhimet e ndryshme në punët e Kuvendit të Kosovës.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se Krasniqi më shumë i preferon benefitet si ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, se si deputet në Kuvendin e Kosovës nga subjekti politik “Nisma”.

Si ish-zyrtar i lartë, Krasniqi merr 70 për qind të pagës që kishte si kryetar, por i takon edhe një zyrë e mobiluar dhe e pajisur, si dhe i mbulohen shpenzimet e komunikimit. Prandaj – siç mësohet – Krasniqi pritet të japë dorëheqje nga posti i deputetit që të vazhdojë të gëzojë beneficionet e ish-kryetarit të Kuvendit.

Legjislacioni i Kosovës nuk lejon që zyrtarët publikë të gëzojnë të ardhurat dhe benefitet tjera nga dy poste që paguhen nga buxheti i Kosovës.

Ndryshe në deklarimin e pasurisë për vitin 2014 në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, Jakup Krasniqi ka thënë se brenda vitit merr pagë prej 32 mijë eurosh. /Telegrafi/

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1391 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit