6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Ja ndryshimet në listën e PDK-së për ministra, Enver Hoxhaj jashtë

Mustafa e Thaci ne KuvendSërish ka ndryshuar lista me emrat e Ministrave për kabinetin Qeveritar. Siç merr vesh Gazeta Blic këto janë disa ndryshimet që ndodhën në PDK. Është interesantë se Enver Hoxhaj do të mbetet jashtë kësaj qeverie.

Ndonëse ishte raportuar se ai do të jetë në krye të ministrisë pa portofol, ai tani ka mbetur jashtë.

Ndërkohë befasi janë Edita Tahiri e cila do të jetë në krye të bisedimeve teknike me Serbinë. Valon Murati do ta drejtoj ministrinë e Diasporës, derisa Ferid Aganit i është dhënë Ministria e Infrastrukturës. Pra këto janë tri ndryshimet e mëdha brenda PDK-së.

PDK

Ministria e Infrastrukturës- Ferid Agani
Ministria e Diasporës- Valon Murati
Ministri pa Portofol- Edita Tahiri
Ministria e Zhvillimit Ekonomik- Blerand Stavileci
Ministria e Bujqësisë- Memli Krasniqi
Ministër i Punëve të Jashtme – Hashim Thaci
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Arsim Bajrami
Ministria e Drejtësisë – Hajredin Kuci
Ministria e Integrimit Evropian – Bekim Qollaku

Ndërkaq, në LDK vazhdon të ketë pakënaqësi të madhe. Mirëpo, deri më tani Isa Mustafa duket i vendosur të mos e ndryshoj listën me emrat e ministrave. Sipas burimeve të Gazetës Blic, ndryshimet mund të ndodhin ndoshta deri në fillimin e seancës.

Ja emrat që janë aktualisht në kombinim për ministra nga LDK:

LDK

1.Ministria e Punëve të Brendshme – Skender Hyseni
2.Ministria e Shëndetësisë – Imet Rrahmani
3.Ministria e Infrastrukturës – Lutfi Zharku
4.Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Hikmete Bajrami
5.Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Haki Demolli
6.Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Kujtim Shala
7.Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Arban Abrashi
8.Ministria e Financave – Avdulla Hoti

Minoritetet

1.Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Aleksandër Jablanovic
2.Ministria për Komunitete dhe Kthim – Slobodan Petrovic
3.Ministra e Administrates Publike – Mahir Yagcilar.

Më Shumë

“Beteja 3” në fundjavë

Fundjava pritet të jetë edhe më e ‘zjarrtë’ në basketbollin e Kosovës. Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në...

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Lajmet e Fundit