-2.2 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Jacobson: Të krijojmë një të ardhme pa korrupsion

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikaneMe financimin e USAID-it fillon edhe një projekt për krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë, “Fuqizimi i sektorit privat”.

Projekt ky që synon punësimin e sa më shumë njerëzve në Kosovë, përmes kompanive të cilat kanë mundësi për shtije dhe që kanë nevojë të punësojnë njerëz.Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë motori kryesor i rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Këtë e tha ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në prezantimin e këtij projekti, për të cilin edhe sa se është i rëndësisë së veçantë.

Jacobson, tha se tani ka ardhur koha që të kthehet një faqe tjetër e të krijohet një e ardhme tjetër që mënjanon korrupsionin dhe krijon një mjedis më stabil.

“E dimë se një prej pengesave kryesore është korrupsioni dhe ndoshta nuk e dini, por sot është dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, është ditë e rëndësishme edhe në Kosovë, sepse posa u zgjidhë qeveria e re, dhe mendoj se kjo koeçidencë duhet të jetë e rëndësishme për të gjithë në Kosovë, si për qeverinë ashtu edhe për sektorin provat sepse tash ka ardhur koha që të kthehet një faqe tjetër dhe të krijohet një e ardhme tjetër që mënjanon korrupsionin dhe krijon një mjedis më të qëndrueshëm dhe më stabil”, ka thënë ajo.

Jacobson, u ndal edhe tek rritje ekonomike, ku i dha vlerësimin si çelësi kryesor i suksesit të së ardhmes në Kosovë. Ajo tha se janë duke punuar në rritjen ekonomike në mënyra të ndryshme.

E drejtori i ri USAID-it në Kosovë, James Hope, tha se përmes këtij projekti duan të mbështesin qytetarët e Kosovës që t’i zgjidhin problemet e tyre në punësim.

“Është thelbësore, është kohë kritike për Kosovën prandaj edhe jep një mundësi sektorit privat që të ngrit zërin dhe të punojë edhe më shumë, sepse fuqia punëtore e Kosovës është më e aftësuar se gjithçka tjetër, por ende ka shumë pengesa të tjera të cilat duhet t’i tejkalojmë, janë shumë njerëz të cilët dëshirojnë të punojnë por nuk gjejnë punë, në veçanti në mesin e të rinjve”, ka thënë ai.

Sipas Hope, këto janë edhe arsyet pse po niset ky program. Sipas tij, për të arritur sukses ky projekt, duhur punuar bashkërisht me ndërmarrje e edhe institucione vendore.

David King, shef i projektit për fuqizimin e sektorit privat, tregon se synimi I përgjithshëm i projektit është krijimi i vendeve të reja të punës, që siç thotë ai bëhet përmes kompanive që kanë mundësi për shitje dhe kanë nevojë të punësojnë njerëz.

“Synimi i përgjithshëm i projektit është krijimi i vendeve të punës; është goxha e thjeshtë, dhe si të krijojmë vende të reja pune përmes kompanive që kanë mundësi për shitje dhe kanë nevojë të punësojnë njerëz për të përmbushur urdhërat e tyre për t’i çuar bizneset e tyre përpara. Mundësitë e punësimit për profilet e punës që janë në treg dhe njerëz që mund të jenë të kualifikuar për ato profile, pra krijimi i vendeve të punës vjen përmes firmave konkurruese dhe individualeve konkurrues, të cilët janë në gjendje të përmbushin mundësitë e biznesit dhe punësimit në treg, përmes firmave të fuqizuara dhe individualeve dhe ky është emri i projektit tonë”, ka thënë ai.

Në prezantimin e projektit “Fuqizimi i sektorit privat” u tha se projekti në fjalë mbanë vlerën prej 10 milion dollarë dhe është projekt pesëvjeçarë. “Fuqizimi i sektorit privat” ka për qëllim krijimin e sa më shumë vendeve të reja të punës.

Më Shumë

Rreth 80 aksidente për 24 orë në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 76 aksidente. Sipas policisë, 19 prej tyre janë me të lënduar, e 57 të tjerë me...

Isni Kilaj kandidat për deputet nga NISMA

Nisma Socialdemokratke ka prezantuar kandidatin e tyre për deputetë, Isni Kilajn. Lideri i Nismës, Fatmi Limaj ka thënë se Kilakj ishte bashkëluftër e bashkëpunëtor I...

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit