Lunaçek e zhgënjyer me Qeverinë e re

UlrikeLunacekEuro-deputetja dhe zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek është e zhgënjyer nga Qeveria e re.

Lunaçek në një konferencë për media gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, tregoi se ndihet e zhgënjyer nga Qeveria e re për faktin se nga 21 poste ministrore, vetëm dy janë femra.

“Ka pasur premtime nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi që në Qeverinë e ardhshme do të ketë më shumë femra. Nevojitet një përmirësim dhe ky është një zhgënjim”, tha Lunaçek, përcjell Express.

Ajo tha se ka takuar Kryetarin e ri të Kuvendit, Kadri Veselin, dhe shefin e diplomacisë Hashim Thaçin, po ashtu tregoi se nga këta dy ajo ka kërkuar debat më dinamik në Parlament.

Lunaçek tha se nga kjo Qeveri e re ajo pret vende të reja të punës, dhe i kërkoi ‘pushtetasve’ ta kthejnë besimin te të rinjtë të cilët po largohen nga Kosova.

“Dhe në këtë mënyrë mund të ndikohet në liberalizimin e vizave”, tha Lunaçek.

Ndërsa sa i përket korrupsionit, Lunaçek tha se nuk ka parë ndonjë përparim nga Qeveritë e vjetra, dhe pret që kjo Qeveri e re punojë më shumë rreth zhdukjes së korrupsionit.

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit