23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Hakmerret

Isa mustafaaaaLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa pa kaluar mirë 48 orë, ka arritur që t’u hakmerret deputetëve që e votuan kundër. Asnjë nga deputetët që votuan kundër apo e abstenuan Isa Mustafën, nuk janë emëruar për kryesues të komisioneve të Komisioneve parlamentare.
Një burim brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se kjo është hakmarrja e parë e Isa Mustafës ndaj atyre që e votuan kundër dhe që e abstenuan.

“Ka pasur deputetë shumë më të përgatitur për kryesimin e Komisioneve Parlamentare, sesa ata që janë emëruar. Ta zëmë Teuta Rugova, pa asnjë ditë përvojë është emëruar nënkryesuese e një prej komisioneve më të rëndësishme parlamentar- pra komisionit për Punë të Jashtme”, ka thënë ky burim.

Vjosa Osmani, Doruntinë Maloku, Anton Quni, Arben Gashi, Armend Zemaj, Alma Lama e Fatmir Rexhepi janë lënë jashtë “loje” sa i përket kryesimit të Komisioneve Parlamentare.
Ndërkaq, ata që e mbështetën koalicionin me PDK-në dhe që i dhanë mbështetje Mustafës, ai i ka shpërblyer.

Komisioni për Buxhet dhe Financa do të kryesohet nga Naser Osmani, Komisioni për Integrime Europiane nga Teuta Sahatqija, Komisioni për Drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, do të udheheqet nga Lirije Kajtazi, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë dhe Telekomunikacion nga Muhamet Mustafa, kurse Teuta Rugova do të jetë Nën-Kryesuese e Komisionit për Politike të Jashtme.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafës edhe ditën kur u zgjedh kryeministër nga foltorja e Kuvendit ka shpërthyer ndaj këtyre deputetëve që e votuan kundër dhe që e abstenuan. Mustafa deri sa i ka falënderuar të gjithë deputetët që votuan për, kundër dhe që abstenuan, ka thënë se kjo nuk vlen edhe për deputetët e LDK-së./ Gazeta Blic

Më Shumë

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Sektori privat proteston, përmend shkeljet që iu bëhen në vendet e punës

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka protestuar në sheshet e Prishtinës duke kërkuar kushte më...

Lajmet e Fundit