9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Rama- Mustafës dhe Thaçit: Vazhdojmë rrugën e nisur në Prizren

Edi Rama ne serbi14Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur edhe një herë formimin e qeverisë së re të Kosovës, dhe liderët Thaçi e Mustafa, të cilët i dhanë zgjidhje një ngërçi disa mujor duke marrë në duar fatin e qeverisjes së re të Kosovës.

Rama tha gjithashtu se e pret me padurim takimin me kryeministrin e ri të Kosovës për të intensifikuar më tej marrëveshjet e përbashkëta të firmosura gjatë mbledhjes së Prizrenit.

Këto deklarata Rama, i bëri sot pasdite gjatë një pritje që bëri më ambasadorët e akredituar në vend me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Fundvitit.

“Siguroj kryeministrin Mustafa e kryeministrin Thaçi që për ne shqiptarët që shumë herë jemi rrëzuar e penguar ngaqë s’jemi marrë vesh se kush do jetë kreu, se drejtimi dykrenor mund të bëhet histori suksesi. Të vazhdojmë së bashku rrugën e nisur në Prizren, të ecim përpara për bashkimin e forcave në rrugën e ekonomisë arsimit dhe turizmit, bashkimit doganor dhe europianë. Shqipëria dhe Kosova janë sot përballë sfidës së re të një rajoni që pas 100 vitesh ka gjetur paqen. Të kthehemi ne shqiptarët në një shembull të bashkimit në rajon”, tha Rama.

Sa i përket Serbisë, ai tha se Serbia nuk është më armiku ynë dhe se do ta mbështesë në presidencën e OSBE që do të marrë këtë vit.

“Serbia nuk është një vend armik, por një vend fqinj që duhet kthyer në partner. Në 2015 Serbia merr kryesinë e OSBE, do e mbështesim dhe shpresojmë të shohim progres në lidershipin e fqinjëve, ta shohim progresin edhe në rritjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë. Serbia nuk është armiku ynë, por fqinji që duhet kthyer në bashkëpunëtor”, tha Rama.

Veç të tjerash Kryeministri Rama e cilësoi marrjen e statusit të vendit kandidat si një arritje të bukur të vitit të parë të qeverisë. Ndërsa duke u ndalur tek BE-ja, Rama apeloi që marrëdhëniet të shikohen në mënyrë të ndërsjellë, dhe se shqiptarët nuk kërkojnë favore përsa i përket integrimit.

“Ne nuk duam asnjë favor por kur çdo vend i rajonit të kryejë detyrën e tij BE të kryejë detyrën ndaj këtyre vendeve që duan të bashkohen me Europën, BE të mbështesë projekte që s’do mund ti bëjmë dot kurrë pa mbështetjen evropiane”, tha më tej Rama.

Më Shumë

Rifat Jashari kërkon që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar

Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”. Sot më 24 mars u bënë 26 vjet nga rezistenca e UÇK-së me...

Osmani merr pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe, me fillim të...

Lajmet e Fundit