Kryeministri Mustafa takohet me ambasadoren Jacobson

Mustafa-JacobsonKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson.

Mustafa ka pranuar urimet nga ambasadorja amerikane për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit dhe ka marrë zotimin e Ambasadës së SHBA-ve për vazhdimin e mbështetjes së zhvillimit të proceseve politike në Kosovë.

Kryeministri Mustafa ka vlerësuar lartë rolin dhe angazhimin e ambasadës së SHBA-ve, duke theksuar se do të vazhdohet edhe më tej bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më Shumë

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit