Sonte, nata e dytë e “Këngës Magjike”

Kenga Magjike14Festivali i muzikës së lehtë moderne mirëpriti në skenën të cilën Gaetano Castelli e kishte ideuar si një anije kozmike, 23 artistët e parë gjysmëfinaliste.

Bashkëudhëtarët e producentit dhe moderatorit Ardit Gjebrea në hapësirën muzikë, ishin Albi, Marsela, Mateo, Nevina dhe Rudi, pesë prezantues të rinj të një prej kanaleve muzikore shqiptare. Pas çdo performance nën spektaklin e dritave të kuruara nga Giussupe Quinni, këngëtarët zhvendoseshin në një tjetër skenë të kozmosit, për të përcjellë drejpërdrejtë emocionet e pas këngës.

Për disa kjo ishte prekja e parë e magjisë së këtij festivali, ndërsa për emra të njohur si Çiljeta Xhilaga, Kejsi Tola, Genta Ismajli, e Vedat Ademi, “Kënga Magjike” është emocioni të cilit nuk i shpëton dot.

Me skenar të Dalina Buzit dhe regji të Aldon Lipes dhe Iv Tases, bashkëprodhimi i Televizionit Klan me Jon Music, rikthehet sonte në mbrëmje, me 22 këngëtarët e fundit, në natën e dytë gjysmëfinale. Drejpërdrejtë nga Pallati i Koncerteve, edicioni i 16 i “Kënga Magjike” vjen në ekranin e Televizionit Klan në orën 20:15. Gjithçka në High Definition./TV Klan/

Më Shumë

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Lajmet e Fundit