‘Srpska’ kërkon revidimin e privatizimit të deritashëm në Kosovë

Lubomir Mariq-SrpskaMinistri i Administrimit dhe i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Isa Mustafës Lubomir Mariq (në foto) ka deklaruar se privatizimi në Kosovë është çështja më e rëndësishme për bashkësinë serbe dhe se Asociacioni serb i Komunave (ASK) nuk mund të llogarisë në zhvillimin e vet nëse nuk e ka në dispozicion pasurinë.

Ai ka theksuar se përfaqësuesit e Listës Srpska-s mu për këtë shkak insistojnë që të revidohen të gjitha privatizimet e deritashme, që të verifikohet ç’është bërë e ç’ nuk është bërë sipas ligjit dhe se është e domosdoshme që bashkësia serbe të marrë përgjegjësinë dhe autorizimet në çështjet e pasurisë.

Mariq ka thënë se prioritet në punë do ta ketë atë është ë e rëndësishmja për administrimin lokal dhe popullatën- ekonominë dhe investimet.

“Në mënyrë që të tërhiqen investitorët është e domosdoshme të zgjidhet çështja e pronës. E para që do ta bëj do të kërkoj të bëjmë listën, të bëjmë bazën e saktë të shënimeve se cilat janë pasuritë që kanë komunat tona dhe çfarë është e domosdoshme të bëhet që komunat të disponojnë me ata pasuri ashtu që të shkohet në investime dhe që të fillohet me investime për të krijuar vende pune”, ka thënë Mariq për Tanjug, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se pjesa më e rëndësishme e marrëveshjes që u arrit ndërmjet Listës Srpska dhe LDK –së e PDK –së, është ajo që ka ë bëjë me formimin e ASK-së për të cilin është lënë afat tre – pesë muaj.

Mariq, i cili është edhe koordinator Ekipit drejtues për vendosjen e ASK-së , ka thënë se Asociacioni…. do të formohet më përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

Ai ka theksuar se ASK do të ketë kompetenca në katër fusha: Shëndetësi, edukim, ekonomi dhe planifikimin rural.

Më Shumë

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit