4.6 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

Qeveria Mustafa po dështon në start

DonikaKadaj-Bujupi-aakDonika Kadaj-Bujupi mendon se Kryeministri Isa Mustafa është duke dështuar qysh në fillim të punës së tij, duke mos rritur pagat.

Shefja e Grupit Paralmentar të AAK’së ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook disa arsye, sipas saj, për dështimin që në orët e para të Qeverisë së Re të Kosovës.

“Deklarata e Kryeministrit të ri për liberalizimin e vizave në vitin 2015 është në kundërshtim me ikjen e pesë autobusëve mbrëmë”.

“Qindra kosovarë zgjodhën ikjen si mënyrë për të kërkuar perspektiven e tyre, ndryshe nga ajo që po u premtohet nga Qeveria”.

“Asnjë Ministër i Brendshëm nuk do të jap notë pozitive për Kosovën, me këtë shkallë të lartë të Azilit”.

“Kryeministri tregoi qysh në fillim që dështoi përballë premtimeve për rritjen e pagave, që po del që ishte vetëm mashtrim elektoral dhe për konsum të fushatës”.

“Premtoi që do të ulet papunësia dhe do të hapë vende të reja të punës, duke punësuar dy Ministra dhe akomoduar dhjetëra Zv.Ministra. E gjitha kjo shkon në kurriz të popullit, të cilët kanë mbetur pa asnjë fije shprese për të ardhmen e tyre në vendin e vet”.

“Ky është fillimi i dështimit të Qeverisë së Re me mentalitet të vjetër, vetëm në orët e para të punës së saj”. / Politiko.net

Më Shumë

Ditëlindja e 90-të e shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare

Sot shënohet ditëlindja e shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare.   Shkrimtari u lind më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër, e vdiq më 1...

Damka: Parimi kryesor i KDTP-së është përfaqësimi i fortë dhe i drejtë në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka ka reaguar pas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror Zgjedhor (MSK). Damka përmes një...

Lajmet e Fundit