3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Krasniqi propozon Qeveri pa Zëvendësministra

Jakup Krasniqi14-12Ish-Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka propozuar një Qeveri pa Zëvendësministra për shkak se ata e ngarkojnë buxhetin e Kosovës për më shumë se 2 milionë euro në vit. Ai i ka bërë thirrje Kryeministrit të tregojë se sa i kushton Kosovës një Ministër, një Zëvendësministër për një vit…

Lexojeni të plotë reagimin

KJO QEVERI NUK DUHET TE KETË ZËVENDËSMINISTRA

Pas qeveria e “re” e Kosovës, ka kabinetin më të madh në Botë, atëherë çdo qytetari të Kosovës e ka të drejtën të kërkoj nga Kryeministri i Kosovës që mos të ngarkohet buxheti i tyre edhe me 70 zëvendësministra. Për faktin se buxheti i Kosovës nuk është vetëm i te punësuarve në administratën e shtetit dhe në shërbimet publike të Kosovës, por është buxhet që duhet të jetë në shërbim të çdo qytetari të vendit.

Është e domosdoshme, që Kryeministri të jep një informacion të plotë para opinionit, sesa kushton në vit një ministër me stafin e tij politik, sa kushton një zëvendëskryeministër me stafin e tij politik dhe sa kushton një zëvendësministër me stafin e tij, natyrisht duke përfshirë edhe shpenzimet e tjera që i kanë në dispozicion. Në fund duhet të dihet sesa kushton i tërë kabineti qeveritar,

Sipas një llogarie të thjesht del se: nëse një zëvendësministër me te gjitha shpenzimet kushton 2000 euro ( gjë që është e pa mundur), 70 zëv.ministrat, buxhetit të Kosovës i kushtojnë 1.680.000 euro në vit, ndërsa, nëse ai harxhon 3000 euro në muaj, ata buxhetit të Kosovës i kushtojnë 2.520.000 euro në vit dhe sa kushton nëse shpenzimet e tij mujore e kalojnë shumën prej 3000 eurove. Pra është e domosdoshme që këto shpenzime të bëhen transparente.

Më Shumë

Shkolla e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren shënon 64-vjetorin e themelimit

Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren ka shënuar sot 64-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive dhe kulturore. Drejtori...

Gjeti një mjet shpërthyes duke punuar në një shtëpi në Rahovec, aktivizohet FSK-ja

Derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Rahovec, një qytetar ka hasur në një mjet shpërthyes. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, me...

Lajmet e Fundit