Alma Lama: Anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme nuk dinë anglisht

Alma Lama14Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Alma Lama, ia bëri një pyetje interesante sekretarisë së Kuvendit gjatë seancës së sotme.

Pasi ka kuptuar se kush janë anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Lama tha se 80 përqind e anëtarëve të këtij komisioni nuk dinë anglisht.

“Dua ta pyes sekretarinë e Kuvendit nëse do të shpall konkurs për përkthyes për Komisionin e Jashtëm”, tha Lama.

Kryetari i Kuvendit e mori këtë pyetje të Alma Lamës si “sugjestive”.

“Është një pyetje sugjestive, por besoj se e dinë. Edhe nëse nuk e dinë, e mësojnë”, tha kryeparlamentari Kadri Veseli duke iu përgjigjur pyetjes së Alma Lamës.

Më Shumë

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Lajmet e Fundit