8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Koalicioni PDK-LDK, i paqëndrueshëm

SmajlLatifi-rahovecAnëtari i Kryesisë së AAK-s, Smajl Latifi, e ka vlerësuar të panatyrshëm dhe të paarsyeshëm koalicionin PDK-LDK.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se ky koalicion numerikisht është i madh, por politikisht është i paqëndrueshëm.

Kjo, sipas tij, u vërtetua të hënën kur, ky koalicion nuk arriti t’i formojë komisionet parlamentare. Latifi e ka quajtur të plogësht dhe të shantazhuar kryeministrin e ri Isa Mustafa.

Ai ka thënë se qeveria e re me 21 ministra dhe me mbi 50 zëvendësministra i ngjan një dinozauri. Latifi ka bërë me dije se do të ketë hapa të koordinuar në mes të subjekteve politike opozitare për të vepruar në një front të përbashkët.

Më Shumë

DKRSM-ja në Suharekë fton qytetarët të kontribuojnë për pasurimin e Muzeut të Edukimit

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka publikuar një thirrje publike drejtuar qytetarëve, me qëllim pasurimin e Muzeut të...

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Lajmet e Fundit