15.4 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Malisheva me ndriçim publik jofunksional

MalishevaNdriçimi publik në pjesën më të madhe të qytetit të Malishevës nuk funksionon, ndërkaq disa rrugë janë pa ndriçim fare. Kryetari i qytetit të Malishevës ka thënë të dielën se lagja “Mirdita” aktualisht është e vetmja me ndriçim publik funksional.

“Bash mbrëmë erdhën e m’u ankuan disa qytetarë për ndriçim jofunksional në rrugën pranë lagjes sime”, ka bërë me dije ai. “Rruga ‘William Walker’ e disa rrugë të tjera të qytetit nuk kanë ndriçim publik fare”, ka shtuar Hoti.

“Unë si udhëheqës fshati kam bërë edhe kërkesa me shkrim për instalimin e ndriçimit publik nëpër rrugët e qytetit, por kërkesat nuk janë aprovuar”, ka theksuar ai. Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Malishevës, anëtari i KK-së nga lëvizja “Vetëvendosje” Muhamet Bytyçi, ka shtruar kërkesë që ndriçimi publik të instalohet në fshatin Shkozë prej nga vjen ai.

Bytyçi në kuvend e ka ngritur si shqetësim edhe mosfunksionimin e ndriçimit publik në Lagjen e Gurit në qytetin e Malishevës. “Ndriçimi publik është kompetencë e komunave dhe Komuna duhet të punojë në këtë drejtim”, është shprehur ai. Ndërkaq Vëllaznim Kryeziu nga PDK-ja e ka pyetur kryetarin Ragip Begaj se përse nuk e kishte mbajtur premtimin e dhënë për instalimin e ndriçimit publik në Kijevë.

Ndriçim publik nuk kanë as fshatrat më të mëdha të Komunës së Malishevës, Drenoci, Banja, Bellanica e Astrazupi e as fshatrat tjerë të komunës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se Komuna po përpiqet të punojë që të paktën qyteti i Malishevës të ketë ndriçim publik funksional, por ka thënë se ka vështirësi. /koha ditore/

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtaren e Komunës së Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarës...

U përurua Kabineti i Shkencave të Natyrës në shkollën “Hysni Rexhepi” në Prizren

Sot u përurua Kabineti i Shkencave të Natyrës në shkollën “Hysni Rexhepi” në Prizren, një investim i rëndësishëm në funksion të përmirësimit të cilësisë...

Lajmet e Fundit