12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Mustafa: Brenda marsit mbledhja e dy qeverive shqiptare

Isa Mustafa LDKKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është zotuar të martën, në një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, se qeveria e re e Kosovës do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

Kryeministri Mustafa ka konfirmuar për Top Channel se po punon që në tremujorin e parë të vitit 2015 qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët, praktikë kjo që ka nisur nga qeveria e kaluar.

“Takimi i qeverive mendoj se duhet të bëhet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Ne i konsiderojmë shumë të rëndësishme takimet e përbashkëta me qeverinë e Shqipërisë. Konsiderojmë po ashtu të rëndësishëm edhe bashkëpunimin e ministrive tona me ministritë përkatëse në Tiranë. Kemi interes shumë të madh për bashkëpunimin ekonomik dhe në fusha të ndryshme si në arsim, kulturë dhe të zhvillimit të turizmit”, ka deklaruar Mustafa.

Në takimin me ambasadorin Minxhozi, Mustafa ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për rolin e qeverisë së tij në ndihmë të Kosovës.

Ndërsa diplomati shqiptar në Prishtinë i ka përcjellë Mustafës ftesën për një vizitë zyrtare në Tiranë, për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Diplomati shqiptar të martën ka takuar edhe kryeparlamentarin e ri të Kosovës, Kadri Veseli, me të cilin po ashtu ka diskutuar për bashkëpunimin parlamentar.

Më Shumë

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Qau pas humbjes ndaj Turqisë, Kryeziu: Për gjeneratën time, Kosova s’është vetëm ekip por histori, sakrificë e krenari

Ismet Kryeziu, nga KDI, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kërkuar falje rreth reagimit që ai ka pasur pas humbjes së Kosovës...

Lajmet e Fundit