21.5 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

Jahjaga siguron Mogherinin: Do ta krijojmë Gjykatën Speciale

Atifete Jahjaga 2Presidentja Atifete Jahjaga ka folur në telefon me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Fderica Mogherini, të cilën e ka ftuar për vizitë në Kosovë.

Jahjaga i ka thënë asaj se institucionet e reja në Kosovë janë të angazhuara për të përmbushur përgjegjësitë dhe detyrimet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, formimin e Gjykatës Speciale të Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin nga Zyrës së Presidentes:

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga zhvilloi sot një bisedë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Zëvendës Presidenten e Komisionit Evropian, zonjën Federica Mogherini, para miratimit të konkluzioneve për Kosovën nga Bashkimi Evropian.

Diskutimi u përqendrua në formimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe angazhimin për të përmbushur reformat e nevojshme për avancimin e agjendës evropiane të vendit.

Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për procesin e integrimit evropian të vendit.

Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e reja në Kosovë janë të angazhuara për të përmbushur përgjegjësitë dhe detyrimet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, formimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, vazhdimin e dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe reformat e tjera si MSA-në dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave, si pjesë e agjendës më të gjerë evropiane të Kosovës.

Presidentja Jahjaga i bëri ftesë Përfaqësueses së Lartë të BE-së Mogherini të vizitojë Kosovën. Presidentja theksoi se vizita e saj do të jetë shumë e rëndësishme për t’i takuar aktorët relevant dhe për të diskutuar rrugën përpara në temat që kanë të bëjnë me përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Më Shumë

Myrfet Shasivari, gazetari i Prizrenit që nuk u ndal kurrë

U lind më 4 maj 1955 në Kushtrim (ish Billushë), të Vrrinit. Ai u rrit në një familje të thjeshtë dhe punëtore, ku dashuria...

Sekretari Parlamentar i Gjermanisë viziton Prizrenin

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar se Johann Saathoff, Sekretar Parlamentar i Shtetit pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, do...

Lajmet e Fundit